Hamza Hatika lë Shqipërinë, jam kërcënuar shumë herë

hamza hatiikaFotografi Hamza Hatika nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook se për shkak të kërcënimeve të bëra nga politikanët gjatë punës së tij ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të kërkoi azil politik. Ne nje status ne rrjetin social Facebook ai le nje shkrim “lamtumire” per miqte e tij ku sqaron edhe arsyet e largimit nga Shqiperia, megjithate nuk ben te ditur se ne cilin shtet do te kerkoje azilin politik.

Ja shkrimi në Facebook:

“Të dashur miq, të afërm, kolegë si dhe bashkpunëtorë prej 11-vitesh në masmedia, kësaj radhe nuk do të jem më në parlament dhe askund tjetër…?!
Arsyeja është fare e thjeshtë për tu shpjeguar, por shumë e vështirë për tu kuptuar për mua që po e përjetoj këtë ndjesi me familien time shumë larg.
Për ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë arsyen e këtij largimi, për ju që pak më njihni do ta mësoni nga reagimet e miqve të mi ku punojnë, apo edhe në rrjetet sociale.

Të gjitha i kam duruar dhe kaluar me nënqeshje ose me kurajon time, por vjet pasi humba djalin pas dhunës në parlament dhe kërcënimeve pa fund, bllokimit të portalit kurajo.org, si edhe sulmeve ne rrjetin social fb, në tel apo edhe këshillat e disa kolegëve për heshtje, ofrime pune apo projektesh vendosa të largohem pa kthim, deri në një vendim të gjykatës ndaj kërkesës time për azil politik.  Aty më nuk jetohet dhe nuk lejohet për të punuar ndershëm, por vetem për ti shërbyer politikës dhe qeverisë.
Kjo për mua nuk konceptohet kurrë.

Ne përsëri presim një djalë që lind dashtë fati dhe zoti po në ditën që edhe humba tjetrin, por unë nuk besoj më tek asnjë premtim për paqe e liri jete apo edhe profesioni, aty flitet vetëm për atentate, për vrasje, tritole e shpërthime, ku gjykatat luajnë më gjakun e viktimave, ky është fatalitet.

Dhe vjen një moment që njeriu thotë i bindur se kam një jetë dhe fëmijët e mi të cilët meritojnë të jetojnë të lirë, qoftë edhe larg atdheut u dashka sakrifikuar në inekstermis e meritojnë vujatjen larg Tij.

Jam shumë i lumtur që si OJF, nuk kam fituar asnjë project, me konto bankare zero dhe gjithçka që kam bërë ka pasur primare vetëm profesionin, ndryshe nuk kishte pse të përfundoja dyerve të evropës sikurse turmat pa fund që ndesha në rrugëtimin tim të trishtë.

Larg jush kam vetëm një merak, më shkruani kur jam gabuar apo ju kam mashtruar, shitur apo servilosur politikës mbi emrin e shenjtë dhe profesionin e gazetarit, për këtë ju përgjërohem ta bëni sinqerisht, pasi më ndihmoni ndërgjegjen që po më gjykon kaq shumë larg jush.

Përçahet mazhoranca, ikën Fronti i Majtë nga PS

Fronti-i-MajteFronti i Majtë largohet nga koalicioni me PS dhe vendos të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

“Largimi ynë nga koalicioni me Ramën ishte një domosdoshmëri e diktuar nga politikat antipopullore dhe antikombëtare të qeverisë Rama. Madje edhe vetë PS, kjo parti biznesmenësh, nuk përfaqëson më asgjë nga idealet e majta” thuhet në deklaratën për shtyp të kreut të kësaj partie Marko Dajti të shpërndarë për median më 14 prill 2015.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e cirkut të Edi Ramës, sikurse qenushët që prisnin një kockë nga Tahir Baçova. Nuk kemi kërkuar kurrë të bëhemi pashallarë dhe nuk kemi kërkuar pushtet, por drejtësi sociale. Zgjedhjet e 21 qershorit janë një shans i madh për të majtët e vërtetë që, të grupuar rreth Frontit të Majtë, do të tregojë se ka një alternativë dhe kjo është e majta e papërlyer nga koalicionet e turpit. Edi Rama le të bëjë marrëveshje me mbeturinat politike të Sali Berishës, madje le të thërresë edhe mikun e tij, Fatmir Gërdecin, por kjo nuk do ta shpëtojë nga damka e turpit si një nga tradhtarët më të mëdhenj të vetë socialistëve. Tashmë Partia Socialiste nuk është më streha e të majtëve, por harremi i Edi Ramës,” vijon deklarata.

Sipas Dajtit socialistët e vërtetë nuk kanë fituar më 23 qershor, megjithëse e shporrën satrapin Sali Berisha dhe i bën thirrje intelekualëve që mbështesin këtë parti të sjellin propozime për kandidatë për bashki

“Në vend të kontratës me socialistët, Edi Rama ka zgjedhur kontratën me Sali Berishën dhe oborrtarët e tij. Dy njerëz që sa herë janë ulur në tavolinë, kanë bërë marrëveshjet se si t’ia futin sa më thellë miletit. Ashtu sikurse kanë bërë edhe sot në KQZ, duke ndryshuar rregullat e lojës vetëm pak ditë përpara skadimit të afateve për regjistrimin e kandidatëve.
Fronti i Majtë i bën thirrje gjithë intelektualëve të majtë që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar nga kjo politikë sharlatanësh, të rigjejnë idealin e tyre te partia dhe të sjellin kandidaturat e tyre për kryetarë bashkish apo këshilltarë në të gjithë vendin. E majta nuk mund të ngelet as në dorë të fundërrinave të Berishës, as të 99-shave.”

Në pranga dy kontrollorë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

KakavijeMinistria e Punëve të Brendshme bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se janë arrestuar dy punonjës policie në Kakavijë, pasi morën rryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave në zonën Shengen.

MPB shpjegon se “Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është vënë në lëvizje dhe nisi hetimet menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin “Fiks Fare“ në Top Channel, ku shfaqen 3 shtetas që denoncojnë një aferë, ku dyshohet se janë të implikuar edhe punonjës policie. SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e policisë, Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të Kodit Penal”.

“Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në pikën e kalimit kufitar ne Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen. Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastres, qe urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë. Sot, në orën 17:00, u bë ekzekutimi i dy urdherave të ndalimit për efektivët e sipërpërmendur”, theksohet në deklaratën e MB.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për investigimin dhe pamjet e trasmetuara.

Hidhet nga kati i dytë, e pret shqiptari

shqiptari shpetNjë shqiptar është kthyer në hero në Zvicër, pasi ka shpëtuar një grua nga vetëvrasja, e cila u hodh nga kati i dytë një pallati por që është pritur nga 36 vjeçari.

Ramadan Ziberi tregon se gruaja është hedhur nga tetë metra lartësi dhe ai në mënyrë instiktive ka hapur krahët duke e shpëtuar atë.

“Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga vinte zëri dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë shkova menjëherë të dritares”, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në qendër të Bazelit.

Ndonëse Ziberi është munduar të bind gruan të mos e kryej atë veprim, ajo nuk e ka dëgjuar duke u hedhur nga dritarja. “Kur ajo tashmë kërceu, unë kam vepruar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët. Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, ka thënë 36 vjeçari shqiptar, raporton Albinfo.

Policia e Bazelit ka sqaruar më vonë se gruaja donte të kryente vetëvrasje, por fatmirësisht është shpëtuar nga shqiptari.

Kundër kandidatit të Përmetit, ikën nga PS Vladimir Kosta

vladimir kostaDeputeti Vladimir Kosta është larguar nga Partia Socialiste. Shkak për këtë është bërë kandidatura që ka zgjedhur e majta për bashkinë e Përmetit.

Kosta tha se kjo kandidaturë është bërë pa miratimin e tij dhe shtoi se kundërshtimin dhe mospëlqimin e tij për këtë kandidaturë ia ka dhënë kryeministrit Rama me fakte. Gilberto Jaçe ishte emri i propozuar për bashkinë e Përmetit në ansamblenë e Partisë Socialiste, mbledhur ditën e djeshme në Grykën e Këlcyrës por duket se një gjë e tillë është bërë pa miratimin e deputetit Kosta i cili nuk ka qenë i pranishëm në ansamble, ç’ka ka sjellë më vonë edhe vendimin e tij për t’u larguar nga PS.

Newsbomb.al mëson se ditën e enjte mes deputetit Ahmetaj dhe Kostës është zhvilluar një debat pasi Ahmetaj ka propozuar emrin e Jaçes për bashkinë, ndësa Kosta e ka kundërshtuar duke i thënë se Jaçe nuk e kishte mbështetjen e duhur nga elektorati. Sipas deputetit Kosta, Gilberto Jaçe ka shpërdoruar fondet, gjë të cilën ai thotë se e ka denoncuar edhe më parë.

Deputeti Vladimir Kosta është larguar nga Partia Socialiste. Shkak për këtë është bërë kandidatura që ka zgjedhur e majta për bashkinë e Përmetit.

Kosta tha se kjo kandidaturë është bërë pa miratimin e tij dhe shtoi se kundërshtimin dhe mospëlqimin e tij për këtë kandidaturë ia ka dhënë kryeministrit Rama me fakte. Gilberto Jaçe ishte emri i propozuar për bashkinë e Përmetit në ansamblenë e Partisë Socialiste, mbledhur ditën e djeshme në Grykën e Këlcyrës por duket se një gjë e tillë është bërë pa miratimin e deputetit Kosta i cili nuk ka qenë i pranishëm në ansamble, ç’ka ka sjellë më vonë edhe vendimin e tij për t’u larguar nga PS.

Newsbomb.al mëson se ditën e enjte mes deputetit Ahmetaj dhe Kostës është zhvilluar një debat pasi Ahmetaj ka propozuar emrin e Jaçes për bashkinë, ndësa Kosta e ka kundërshtuar duke i thënë se Jaçe nuk e kishte mbështetjen e duhur nga elektorati. Sipas deputetit Kosta, Gilberto Jaçe ka shpërdoruar fondet, gjë të cilën ai thotë se e ka denoncuar edhe më parë.

*Newsbomb.al

Belgjika, dakord që Frroku të gjykohet në Tiranë

frroku9-275x399Belgjika bie dakord zyrtarisht që të transferojë dosjen e gjykimit ndaj deputetit Mark Frroku në Shqipëri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi, nëse Gjykata e Brukselit e dënon në vijimësi për akuzën e vrasjes.

Burime zyrtare nga prokuroria thanë se materialet e dosjes i ka marrë përsipër Prokuroria e Përgjithshme belge dhe Ministria e Drejtësisë së këtij vendi, për t’i sjellë në rrugë diplomatike së shpejti për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare. Ashtu edhe siç ishte lajmëruar më parë në DITA, mungesa e marrëveshjes së ekstradimit nuk pengonte arrestimin apo gjykimin e deputetit. Frroku akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Bruksel, krim në bashkëpunim, ndaj Aleksandër Kurtit.

Deputeti mbante edhe identitetin Besnik Morina dhe shkaqet e ngjarjes sipas prokurorisë belge ishin rivaliteti për çështje prostitucioni. Në dosjen e urdhër-arrestit shkruhej se Frroku kishte qenë i dënuar edhe në Holandë me 3 vite burgim për drogë, deri në 2004, ndërsa u ekstradua në Bruksel për vrasjen dhe më pas u la i lirë.

Në vitin 2010 gjykata e dënon me 10 vjet burg, bashkë me Arjan Bytyçin (Hilë Joka), por vendimi apelohet dhe Gjykata e Kasacionit vendos rigjykim për shkelje procedurash. Gjyqi ishte vendosur të niste në tetor 2015, por aktualisht është konfirmuar transferimi i dosjes në Shqipëri dhe ky proces pritet të bëhet në Gjykatën e Lartë. Frroku akuzohet edhe për “kallëzim të rremë” në dosjen “Doshi”, si dhe 4 akuza për fshehje pasurie, të ngritura nga ILDKPI për 2,9 mln dollarë të pajustifikuara, që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm jashtë vendit.

Konflikti për rrjetat e peshkimit, përleshen dy familje

policiaDy familje janë përleshur me njëri tjetrin pas konfliktit të nisur për rrjetat e peshkimit të cilat kishin ngritur në lagunën e Patokut.

Sherri mes familjeve Zela, dhe Vata, cili përfundoi me tre të plagosur ndodhi rreth orës 13:00 të 11 prillit në Gorre të Kurbinit.

Fillimisht sherri ka vijuar me përplasje fizike më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit tip pistoletë.

Policia e Lezhës informoi sot se mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 është arrestuar Agim Zela, 48 vjeç banues në Shperdhet, Kurbinit.

Ky akuzohet se plagosi me pistoletë 55 vjeçarin Besnik Vata banues në Fushë Kuqe, të Kurbinit dhe ndodhet në Qendrën e Traumes Tiranë, pa rrezik për jetën.

Ndaj Vatës janë ngritur akuzat e ”Vrasja me dashje”mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” nenet 76/22 e 278/4 të Kodit Penal.

Po kështu ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë për Durim V, vjeç 26, banues në Fushë Kuqe, Kurbin dhe Admir V, vjeç 20, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi kanë goditur me grushte e mjete të forta shtetasit Agim Zela dhe Ardit Zela, vjeç 20, banues në Shperdhet Kurbin, duke iu shkaktuar dëmtime në trup por pa rrezik për jetën.

Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.

Lindi pa hundë, facebook heq foton e foshnjes

femija1Timothy Eli Thompson ka lindur pa hundë, dhe mamaja e tij Brandi Mc Glathery deklarom se Facebook i kishte hequr foton.

Një grup pro jetës kishte treguar historinë e foshnjës së lindur ndryshe të shoqëruar me foton për tu solidarizuar me familjen.

Pas ankesës Facebook ishte detyruar të rikthejë foton e djaloshyit nga Alabama
Djali kishte lindur prematur më 4 mars, dhe ishte rasti i vetëm në 197 milionë fëmijë.

Vetëm 5 ditësh Elit të vogël i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të shpuar kanalet e hundës që do i japin mundësi fëmijës të marrë frymë vetë lirisht kur të rritet.

foto femijeMamaja e Elit është e shqetësuar për rritjen e fëmijës së saj: Frika ime për Elin është se bota nuk do ta shikojë siç e shikoj unë një fëmijë kurajoz dhe të bukur. Për të s’ka rëndësi: Ai është fëmijë më i pashëm që ka parë ndonjëherë

Nishani uron Pashkët: Drejtësi për të gjithë pa dallim, barazi mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit

NishaniPërmes një mesazhi kreu i Shtetit shqiptar,  Bujar Nishani u uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen.

Nishani thotë se kjo ditë e shenjtë, na rikujton se shpresa në një të ardhme edhe më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë.

“Të nderuar besimtarë ortodoksë shqiptarë!

Dëshiroj sinqerisht që me rastin e Ditës së ringjalljes së Krishtit t’ju shpreh dhe t’ju përcjell, në emër të Institucionit që përfaqësoj si dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, urimet më të mira e të përzemërta për Festën e Pashkëve!

Kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja e shenjtë e birit të vërtetë të Zotit sipas besimit tuaj të krishterë, tek ringjizja e vlerave dhe bindjes se sakrificat, vetëmohimi, virtytet dhe altruizmi në shërbim të njerëzimit na bëjnë më të mirë, na rikujton gjithashtu se shpresa në një të ardhme edhe më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë.

Përkundrazi, ajo ringjallet dhe ripërtërihet duke u rinovuar me forca të reja dhe me më tepër besim në anën e mirë dhe pozitive të natyrës njerëzore, në përpjekjen e përbashkët që shoqëria jonë, ajo shqiptare sidomos, do të bëhet edhe më e përsosur vetëm në saje të zbatimit të parimeve thelbësore fetare apo etike, mbi të cilat funksionon dhe ecën përpara mbarë njerëzimi.

Drejtësia për të gjithë pa dallim, barazia mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit, ndihmesa pa interes për më të pafatët dhe më të dobëtit përbëjnë thelbin e gjallesës sonë në këtë botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida të vështira.

Por Dita e Pashkëve na mbush njëkohësisht me një gjallëri të re, me një vetëbesim dhe ringjallje të vërtetë vlerash që na bëjnë të kuptojmë se nën këtë qiell të kaltër e të pastër shqiptar, e mbi këtë dhé të trojeve të lashta arbërore, çdo hall, problem, mosmarrëveshje apo pengesë mund të zgjidhet e të kapërcehet, nëse bashkojmë forcat dhe aftësitë duke menduar e punuar vetëm për të mirën e kombit tonë të bekuar.

Gëzuar Festën e Pashkëve dhe ju sjelltë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin, lumturi në gjirin e familjes si dhe për të dashurit tuaj kudo ku jeni!”

Ja emrat zyrtare të PD për Peqinin, Pukën, Burrelin e Klosin

pd2
Albert Kreçi do të jetë kandidati i PD në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për bashkinë e Peqinit. Kreçi është aktualisht kryetar i komunës Pajovë ndërkohë që rivaliteti pritet të jetë i fortë me kandidatin e përfolur nga e majta Sajmir Hasallën, i cili vjen si propozim i PDIU.

Për Bashkinë e Pukës kandidatura zyrtare e PD është Rrok Doda i cili gjithashtu, aktualisht është kryetar komune në Iballë.

Ndërsa për Bashkinë e Burrelit emri që vjen zyrtarisht nga PD është Nezir Rizvani. Basir Çupa është kandidatura tjetër që vjen nga ana e PD për Bashkinë e Klosit