Turistët dimëror në Valbonë dhe Voskopojë

voskopojeValbona dhe Voskopoja mbeten dy destinacionet kryesore të turistëve në këtë sezon dimëror.
I preferuar për turistët është edhe Thethi por për shkak të infrastrukturës jo të mirë numri i tyrë këtë sezon është ulur ndjeshëm.
Drejtorja e Turizmit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë Sonia Popa për Ora News pohon se turistët më të shumtë këtë sezon janë turistët vendas, në ndryshim nga vitet e tjera, kur kanë dominuar turistët e huaj.
Drejtorja e Turizmit tha se në ndryshim nga vitet e tjera këtë sezon u është vënë fre abuzimeve me çmimet. Kjo pasi kuvendi miratoi Ligjin e ri të turizmit që detyron bizneset të publikojnë onlinë çmimet
Zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë paralajmëroi krijimin e Inspektoriatit të Turizmit që do të ushtrojë kontrolle në terren për bizneset që operojnë në këtë fushë.

Dibra bllokohet nga bora

deboreZonat malore në Qarkun e Dibrës si Kala e Dodes, Selishte, Lure janë të bllokuara. Eshtë tentuar disa herë pastimi i akseve me borëpastruese por pa rezultuar. Raportohet që trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 cm.
Aksi nacional Peshkopi – Qafë e Buallit është normalizuar por rekomandohet që automjetet të lëvizin me zinxhirë për shkak të ngricave në këtë segment.
Situata paraqitet problematike dhe për zonën e Steblevës, banorët në të izolohen çdo dimër.
Sipas Prefektes së qarkut Dibër gjatë gjithë natës dhe dites shtabi i emergjencave dhe gjithe makineritë borepastruese ndodhen ne terren dhe po punohet. Në këto zona ka patur dhe mungesë të energjisë elektrike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Tiranë

1natoSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton për herë të parë Tiranën.
Në orën 10:50 Stoltenberg u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
Në axhendën e vizitave të tij, Stoltenberg do të takohet me Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm Ditmit Bushati.
Vizita e tij vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist.
Axhenda e takimeve
Ora 10:45 Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi Rama
Në orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve
Në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp
Ora 12.00 Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Sh. T. Z. Jens Stoltenberg.
Ne oren 16:00 Bujar Nishani do te prese ne nje takim (ne Presidence) Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jens Stoltenberg

Rikthehet ne ekran Aida Shtino

aida shtinoAida ka qenë e impenjuar me takime dhe projekte të ndryshme të cilat qëllim kryesor kishin rikthimin e saj në ekran. Edhe pse në muajin qershor u duk se ajo do të përfshihej në politikë teksa u shfaq në rradhët e PDIU-së në qarkun Lezhë, sërish ajo nuk hoqi dorë nga televizioni.
Më në fund, Aida të premten e kësaj jave ajo do të shfaqet në ekranin e Ora News me emisionin e saj “Për ju” i cili do të zgjasë rreth dy orë.
“Emisioni ka në qendër të tij shqiptarë të suksesshëm anekënd botës, do të jetë në kërkim të atyre që na bëjnë të ndihemi krenarë dhe do t`i gjurmojmë pikërisht në vendet ku ata aktualisht jetojnë ‘” është shprehur Shtino.
Emisioni do të përmbajë disa mesazhe sensibilizimi dhe do të shërbejë si model për brezat e rinj të sjellë nga shqiptarët për vetë bashkëkombasit e tyre dhe pritet të ketë një audiencë të lartë.

Berisha për Imzot Rrok Mirditën: Kombi humbi një nga burrat më të shquar

berisha3-655x356Në homazhet që u zhvilluan sot në nder të kreut të Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita në katedralen e Shën Palit ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai shprehu keqardhjen e tij për humbjen e kreut të Kishës, duke e cilësuar si një “dhimbje të thellë kombëtare”.
“Kisha Katolike ka humbur princin e saj shqiptar, ndërsa kombi një nga burrat më të shquar, më mendjendritur, një atdhetar të flaktë,” tha Berisha.
Deputeti i PD-së tha se Imzot Rrok Mirdita ishten njeriu që rindërtoi infrastrukturën e besimit në Shqipëri pas regjimit komunist.
“U rikthyer për të ngjallur infrastrukturën e besimit në Shqipëri. Ai ja doli të ndërtojë gur pas guri, vlerë pas vlere Kishën Katolike shqiptare. E bëri Tiranën qendër të veprimtarive të tjera të rëndësishme si dhe përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të madh në arenën europiane e botërore”
Ish-kryeministri tha se kreu i Kishës po largohet duke lënë pas frytet e punës së tij të pavdekshme dhe se lutej që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
Ora News

Zbardhen bisedat e xhihadistëve shqiptarë

pergjimePublikohet përgjimet e 3 shtetasve kosovarë dhe njëri maqedonas të arrestuar dje gjatë operacionit “Van Dam” të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.
Në një prej bisedave të kryera në Inbox njëri nga personat e arrestuar thotë: Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh.

Biseda
“1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit
1- Allahu është i Madh
2- Bëji të fala nga unë, mos harro
1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”
1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Peza: Basha dha lejen për pallatin në gjyq me ambasadën zvicerane

alfred peza1Alfred Peza, ka publikuar sot lejen e ndërtimit të dhënë nga Lulzim Basha për një objekt në qendër të Tiranës, vetëm 6 ditë para largimit nga posti i kryebashkiakut.

Sipas deputetit socialist, leja skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. “Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e çdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternativa që ofron ai si lider i opozitës shqiptare”, tha Peza.

Më pas deputeti socialist pyet ish-kryebashkiakun se përse “ai firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada zvicerane” dhe pse “firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi i votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin”.

Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më i pasinqertë i këtij vendi dhe se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosbërjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. “Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë”, shtoi Peza.

Një ditë më parë, PS denoncoi miratimin e një leje ndërtimi nga ish-kryetari i bashkisë Tiranë për një pallat 16 katësh në qendër të kryeqytetit, 6 ditë para largimit nga detyra. PS kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria për ‘këtë aferë të pastër korruptive”.

Vetitë kuruese të Hurmës (kakisë)

HURMAËshtë frut i stinës dhe gjendet lehtë ndaj mos e kurseni. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët.
Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj.
Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzanë ajo ndihmon ne lindje normale dhe të kollajshme.
Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.
-kosovapress

Nesër do qëlloj dhe unë me vezë

bledi maneNga Bledi Mane-Public Enemy
Sot, do Zoti e na kalon rroga shpejt se do dal në lagje e do bëj shopping. Shopping të fuqishëm fare. Jo një kokër por do blej kufeta të tëra me vezë. Do e masakroj lekun e do i bie me top. E di që do ia shkurtoj vetes kafet, cigaret, ushqimin, alkoolin, argëtimin, qeranë por nuk bëhem pishman.
Sot blej vezët e nesër që në mëngjes më keni rrugëve duke luftuar si hero.
Të parën vezë do ia qëlloj mbi fytyrë Sandër Frangajt, jo ta vras por ta gëlbazoj për bythlëpirjen dhe makutërinë e poshtër 20 vjeçare. Ta lëndoj sepse e katandisi gazetarinë shqiptare si laviret e përdala që pallohen edhe me brekë edhe pa brekë, hutuar e pa pikë ndjesie nga përdorimi pa kriter i fjalës, gojës, vaginës, bythës…
Të dytën vezë do ia qëlloj Koço Kokëdhimës, jo ta vras por ta gëlbazoj për perandorinë paçavure që ka ngritur dhe për ndërhyrjet dhe ndyrjet që i ka bërë biznesit, politikës, allishverisheve…
Të tretën vezë do ia qëlloj Shkëqimit të financave që nuk shkëlqeu kurrë bashkë me pjeshkën e kalbur të tatimeve, Brisildën e Xhekos. Dua ti lëndoj se terrorizuan biznes të vogël dhe nuk kanë as bythë e as dëshirë të luftojnë informalitetin e biznesit të madh…
Të katërtën vezë do ia qëlloj gjykatëses Shpëtime Pitaku që ashtu si qindra gjyqtarë anembanë kësaj republike qyqare vjedhin lirinë e kriminelëve dhe nuk dine ti fshehin miliona dollarë dhe euro.
Të pestën vezë mbi surrat do ia lëshoj Berishës e Lul Bashës që shkatëruan opozitarizmin kaq shumë të nevojshëm për këtë vend. Ti qëlloj në shenjë hakmarrje pse prokuroria e drejtësia nuk i morrën kurrë të pandehur për mëkatet kolosale të së djeshmes.
Të gjashtën vezë do ia qëlloj parlamentarizmit dhe kodoshëve deputetë të cilët mbërritën nga rruga e krimit në listat e partive e sot këllirosin demokracinë e brishtë të këtij vendi sosur nga hallet.
Të shtatën vezë do ia qëlloj kokfortësisë së Edi Ramës Do e qëlloj ta shkund edhe prej frikës së kapluar. Ta zgjoj e ti bërtas ti japi fund kryeneçësisë së tij duke mbrojtur lagunat e Sandrit, dështimet e Çimit, injorancën e pjeshkave, filozofive perverse të Koços, reformat e vonuara në drejtësi, tangërllëkun që I shet opozitë mavrisë….
Është koha për ristrukturime të nevojshme në qeveri. Është koha për më pak arrogance. Koha për respekt e jo blerje të mediumeve. Opozita do gojë e qeverisja do bythë, në të kundërt të gjithë le të armatosemi me vezë!

Lihen të lirë tetë studentët e ndaluar nga policia

drejtoria-e-policise-se-TIranesPas rreth 7 orësh, 8 studentët e ndaluar nga policia per goditje me sende te ndryshme ndaj automjetit te kryeministrit Rama teksa dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale pas nje takimi me biznesin, janë lënë të lirë.
Gjate qendrimit ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Tiranes studentet jane marre ne pyetje per te dhene sqarime lidhur me incidentin e paradites se sotme, ku ata kundershtuan ligjin per Arsimin e Larte.
Pas lirimit te tyre, studentet deklaruan per mediat se ata do te ndiqen penalisht ne gjendje te lire per kundërshtim të forcave të rendit. Ata deklaruan se gjate qendrimit ne mjediset e Drejtorise se Policise se Tiranes sjellja e policise ndaj tyre ka qene korrekte.