Shefja e lartë e politikës se jashtme te Bashkimit Europian Federika Mogherini, kishte mesazhe të rëndësishme për politikën shqiptare në vizitën e saj në Tiranë. Reforma ne drejtesi sipas numrit dy të KE mbetet rruga drejt rekomandimit për çeljen e negociatave mesazhe që ajo i përcolli si në kuvend edhe në krah të kryeministrit Rama.
Mogherini përcolli një mesazh të drejtëpërdrejtë dhe të fortë për politikën, kur u kërkoi të clirohen nga e shkuara dhe ta cojnë vendin në Bashkimin Europian. Në krah të shefes së politikës së jashtme ku premtoi reformën në drejtësi shefi i qeverisë shqiptare përsëriti të njëjtin qëndrim për emigrantët, se shqipëria as nuk do ti mbyllë kufijtë por as nuk do të ngrejë mure por do jetë pjesë e një plani të përbashkët të BE. Rama nuk ka la pa i adresuar ironi Bashkimit Europian ndërsa ka marë vlerësimin maksimal nga zonja Mogherini për rolin e shkëlqyer që Shqipëria po luan në Rajon
Tirane- Edhe pse vizita e saj u lidh me krizen e refugjateve, shefja e poltikës së jashtme në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini, në konferencën me kryeministrin Edi Rama, nuk foli për këtë çështje.
Në vizitën zyrtare disa orëshe në Tiranë, Zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian, vlerësoi reformat e ndërmarra nga vendi jonë, ndërsa kërkoi nga politika miratimin pa vonesa të reformës në drejtësi, si çelësi kyç për hapjen e negociatave.
Mogherini në Tiranë: Kusht reforma në drejtësi
Lehtësohet kalimi i qytetarëve midis Kosovës dhe Maqedonisë
Kalimi i qytetarëve nga Kosova drejt Maqedonisë, dhe anasjellas, do të jetë edhe më i lehtë pas marrëveshjeve të nënshkruara sot nga dy vendet fqinje.
Kosova dhe Maqedonia nënshkruan dy marrëveshje bilaterale, atë për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe atë për hapjen e një pikëkalimi kufitar mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se së shpejti marrëveshjet do të vihen në zbatim.
“Nënshkruam dy marrëveshje e rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stançiç – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njërën për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.
Ai theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë, shtet të cilin e konsideron një partner të rëndësishëm në të gjitha sferat sociale.
Merkel në Ankara për krizën e refugjatëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel për herë të dytë bisedon të hënën (08.02) në Ankara për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Turqia shihet si një vend kyç në zbutjen e valës së refugjatëve drejt Europës.
Vetëm para tre javësh Merkel bisedoi në Berlin me kryeministrin turk, Davutoglu për krizën e refugjatëve në kuadër të konsultimeve qeveritare gjermano-turke, të zhvilluara për herë të parë në Gjermani. Tani kancelarja gjermane viziton Ankaranë sërish për të nxitur Turqinë të vërë në jetë marrëveshjen e bërë me Bashkimin Europian. Vendet e Bashkimit Europian janë të varura nga Turqia në rast se duan të ulin numrin e refugjatëve që vijnë në Europë. Këtë e tregon edhe vizita e kancelares gjermane, e dyta pas shpërthimit të krizës së refugjatëve. Në tetorin e vitit të kaluar kancelarja gjermane vizitoi pikërisht Ankaranë për të gjetur rrugëdalje nga kriza.
Këshilli i Evropës hetim për reformën e Gjykatës Kushtetuese
Një delegacion i Komisionit të Venezias, komiteti këshillues i Këshillit të Evropës, i cili do të hetojë për reformën e diskutueshme të Gjykatës Kushtetuese polake zhvilloi sot në Varshavë një seancë dëgjimore ndaj drejtueses së Gjykatës së Lartë, me qëndrime mjaft kritike kundrejt këtij projekti.
Shqetësimi i shfaqur në Evropë për masat e marra nga Parlamenti me dominancë të partisë konservatore në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PIS), për Gjykatën Kushtetuese si dhe mediat publike dhe shërbimin civil, e detyruan Bashkimin Evropian të nisë një proces verifikimi të Shtetit të së drejtës në Poloni.
“Drejtuesja e parë e Gjykatës së Lartë, Malgorzata Gersdorf ka renditur disa vendime në mesin e së cilëve disa prej tyre ngrenë dyshime në lidhje me përputhshmërinë me rendin ligjor”, bëri të ditur për median zëdhënësi i Gjykatës së Lartë, Dariusz Swiecki.
“Bëhet fjalë kryesisht për rezolutat e parlamentit që çuan në anulimin e votave pararendëse për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Një praktikë e këtij lloji nuk parashikohet në sistemin ligjor polak”, tha Swiecki.
ATA
Shqiptari Lufaj, më i kërkuari i Europol
Europol, zyra e policisë kriminale, e cila ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimin e informacionit brenda BE-së, ka vënë në internet të premten në mëngjes një faqe të përkthyer në 17 gjuhë të titulluar ‘Më të kërkuarit e “(shiheni të plotë këtu). Web-site përfshin 45 fotografi të burrave dhe gratve më të kërkuar në të 28 shtetet e BE-së.
Krimet e tyre variojnë nga vrasja deri tek mashtrimi, terrorizmi, trafiku i drogës dhe grabitjet. Faqja e internetit Le Figaro-së thekson se çdo vend ka të drejtë për të ofruar vetëm dy emra. Vetëm Franca u lejua të rrëshqasë tre në listë, përfshirë edhe atë të Salah Abdeslam, organizator dyshuar i sulmeve në Paris në arrati.
Shpërblim për kyçe
Dy personave të kërkuar nga policia belge janë Zakaria Benaissa (dënuar nga Gjykata Penale e Brukselit me 23 vjet burg) dhe Jean-Claude LACOTE (shtetas francez, i dënuar përjetë në mungesë nga gjykata belge Penale e Brugës). Ky i fundit, në vitin 2008 u arratis nga një burg i Afrikës së Jugut dhe “konsiderohet i dhunshëm dhe i rrezikshëm.”
Disa prej tyre mund të konsiderohen edhe si një mënyrë për të “bërë para”. Për shembull, 10.000 euro janë në dispozicion për këdo që do të japë informacion për ndalimin e shqiptarit Hime Lufaj, i kërkuar nga policia austriake.
Ju mund të jepni informacion direkt nëpërmjet një formulari në këtë faqe interneti.
Marrë nga La Libre
‘Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë’
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të saj i kushton vëmendje emigracionit në Shqipëri, të cilin shumë shqiptarë e shohin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, por edhe shanseve të turizmit.
Shumë të rinj shqiptarë përpiqen të vijnë në Gjermani për të kërkuar fatin e tyre, por tani ata po kthehen radhazi nga ky vend. Megjithë disa hapa në drejtim të ndihmës për zhvillim e bashkëpunimin, shanset e tyre në Shqipëri janë të kufizuara, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, (16.01.) që ka vendosur në një qendër të reportazhit të gazetarit Martin Woker një djalë të ri shqiptar, Endi Kasan, i cili bashkë me gruan dhe djalin erdhi nga Milano me autobus në Frankfurt për të gjetur një punë më të mirë. “Çdo gjë legalisht, pa trafikantë, me kursimet e mbledhura”, shkruan gazeta.
Në Gjermani me ndihmën e një shqiptari, Endi u regjistrua si refugjat në Giesssen. Para autoriteteve gjermane, Endi thotë se kërkon azil ekonomik, pa bërë përpjekje për dredhira, si disa që përpiqen të përdorin gjakmarrjen si arsye për azil, përshkruan “Neue Zürcher Zeitung” odisenë e një shqiptari në Gjermani, i cili pas mosrespektimit të miratimit të kthimit vullnetar, në një mëngjes shtatori zgjohet nga policia për t’u dërguar në Shqipëri bashkë me 200 shqiptarë të tjerë, që riatdhesohen.
Pas kthimit në Shqipëri, Endi vendoset në Elbasan, një qytet që po e merr seriozisht turizmin siç shkruan gazeta zvicerane, e cila vlerëson seriozitetin e autoriteveve për të marrë seriozisht detyrën e tyre. “Ajo që para dhjetë vitesh të dukej si shaka, sot nuk është realitet, por strategji.” Ndihma e ekspertëve të huaj jep kontributin e vet në këtë frymëmarrje të re për Shqipërinë, vëren “Neue Zürcher Zeitung” duket theksuar edhe ndryshimin e fokusit të autoriteteve të huaja që ofrojnë ndihmën për zhvillimin.
“Tani ofrohen programe që ndikojnë në ngritjen e shtetit ligjor dhe forcimin e një ekonomie prodhuese…një nga shembujt gjermanë të projekteve pioniere ishte ndërtimi i një infrastrukture për alpinistët dhe turizmin në veriun shqiptar…ky rajon është zhvilluar në një lloj rekomandimi sekret dhe ka gjetur rezonancë ndërkombëtare”, vlerëson gazeta “Neue Zürcher Zeitung” hapat e bëra në drejtim të turizmit shqiptar, të cilat një ditë mund të bëhen shpresë jo vetëm për Endin, por edhe për shqiptarët e tjerë që të mos braktisin vendin.
Marrë nga: DW
Rrëfimi prekës i Fiorit: Më vinte turp se mami shiste në rrugë
Moderatorja e emisionit investigative “Fiks Fare”, Fiori Dardha, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me një çështje aktuale nëpërmjet një postimi në Instagram. Gazetarja është shprehur shumë e indinjuar nga gjobat që i vihen shitësve ambulantë, që punojnë në kushte shumë të vështira për të siguruar bukën e gojës. Një nga arsyet pse vetë gazetarja e ka përjetuar kaq shumë diçka të tillë, është se prindërit e saj prej vitesh kanë ushtruar profesionin e shitësit ambulant.
“Prindërit e mi bëjnë këtë punë, janë shitës ambulantë. Falë punës së tyre të palodhur unë e ime motër jemi rritur, shkolluar e na është plotësuar çdo dëshire e moshës. Dikur më vinte turp të tregoja se mami del me një karrocë e shet fruta-perime. Ndjehesha e kompleksuar nga ky fakt e më dukej sikur miqtë do më shmangnin.
Mendësi adoleshentësh!” ka shkruar Fiori duke prekur ndjekësit e saj me fjalët e ndjera.
“Sot eshte krejt ndryshe! Une ndjehem krenare per te! Vetem puna nuk eshte turp.
Prinderit e mi vazhdojne te bejne kete pune, edhe pse une insistoj qe ata te mos punojne me. Punojne sepse pensioni nuk u del, sepse nuk duan qe te na behen barre, sepse jane mesuar me pune.
2 jave me pare u ndesha me syte e perlotur te mamit tim, pasi kishte marre nje gjobe nga punonjesit e policise bashkiake. Nxitoi madje ta paguante per te qene ne rregull me shtetin.
Me tregonte sesi 3-4 punonjes policie e kishin rrethuar e i thonin se duhej te ndjehej me fat qe po i vinin vetem nje gjobe dhe nuk po i sekuestronin peshoren e mallin.
Me tregoi sesi banoret e zones qe e njohin i kishin dale ne mbrojtje, duke u thene punonjesve te policise se ime më eshte nje grua korrekte, qe nuk shqeteson askend, qe e pastron dhe e sistemon vendin pasi mbaron punen.
Nuk jam kunder shtetit ligjor, por mendoj se punonjesit e bashkise, duhet te tregohen pak me tolerante me keta persona e te mos kalojne direkt tek ndeshkimi.
E them me bindje se shitesit ambulante jane shkelesit me te vegjel te ligjit ne kete vend!
Ka te tjere shkeles qe duhen ndeshkuar, nga ata duhet filluar.
Ju siguroj se askush nuk del me qejf te punoje ne shi, ne bresher, ne bore, ne te nxehtin pervelues te veres.
Nje gjobe iu kushton 3-4 dite pune.
Kjo pamje me dhemb shume!
Zonja ne foto nuk eshte mami im, por une ia njoh sakrificen! Une e di se c’ka ndjere ajo ne ato momente! Une e di qe ajo nuk e meriton keto lloj “terrori”!”
Dashuria e një babai nuk buron nga lutja, por nga shpirti
Dashuria e një babai nuk buron nga lutja, por nga shpirti!
A mund ta dua vajzën time sepse për këtë më lutet nëna e saj? A mund ta dua vajzën time sepse kështu më mëson ta dua nëna e saj? Jo për asnjërën nga këto, nuk do të mund ta doja vajzën time, sepse ndryshe, kjo nuk do të ishte dashuri, por zbrazëti e veshur me petkun e dashurisë. Po unë e dua vajzën time! E dua sepse ajo është gjeneza ime, është motiv i ditës sime e njeriu pa motiv nuk është njeri e jo më baba.
E dua vajzën time sepse nuk më mësoi ta dua as nëna ime, as bashkëshortja ime, por e dua se më mëkoi brendia ime. Unë e dua dhe do ta dua vajzën time pa e ndarë e parë atë në sekuenca dhe grimca jete, fëmijë me lodra, adoleshente me a pa të dashur, nënë e nesërme e martuar apo divorcuar. E dua vajzën time sepse brenda saj, është qenia ime. E dua vajzën time sepse ajo nuk ma kërkon kurrë ta dua, pasi ajo e ndjen dhe do ta ndjejë gjithmonë se unë e dua.
Nëse do të isha babai i lutur ta doja vajzën time, më mirë mos ekzistoja, sepse dashuria për fëmijën nuk është me teka e naze, nuk është një lodër a short. Dashuria për vajzën, është dashuria për fëmijën, është dashuria që e bën një baba ta meritojë këtë emër, që kur fëmija vajza e tij sheh dritën e jetës. Nëse do të isha babai i lutur ta dhurojë dashurinë për fëminë, nuk do isha më një baba, por do të isha një maskë e vetes.
Këtë maskë një nënë a bashkëshorte më mirë të mos e ketë sesa ta lusë që t’i dhurojë fëmijës dashuri. Mos i kërko një maske dashurinë për fëminë, sepse dashuria në këtë rast nuk zgjohet, as nuk fitohet, ajo ekziston dhe thjesht transmetohet. Ndaj unë e dua vajzën time, sepse nuk jam maskë e vetes sime, ndërsa ajo, në kuptimin e thellë e të plotë të fjalës, ajo është jeta ime.
Reforma në drejtësi pritet të dominojë sesionin e ri të Parlamentit
Nesër të nisë sesionin e ri parlamentar për vitin 2016.
Seanca e parë parlamentare është thirrur në orën 17:00, ndërkohë pritet që mbledhja të jetë thjeshtë proçedurale.
Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, rendi i ditës do të nisë më njoftimin e akteve normative të depozituara, e më pas miratimin e programit të punës deri më 28 shkurt dhe miratimin e kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
Sesioni i 6 parlamentar pritet të jetë mjaft i nxehtë politikisht për shkak të reformave të rëndësishme, përfshirë këtu reformën në drejtësi për të cilën Qeveria është zotuar ta përfundojë deri në verën e ardhshme.
Gjithashtu përveç nismave ligjore, pritet që pjesë e diskutimit të jetë dhe një reformë tjetër mjaft e rë ndësishme, ajo zgjedhore, për të cilën tashmë është miratuar ngritja e një komisioni parlamentar.
Plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni
Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me thikë gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të diele nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.
Mësohet se gjyqtari është goditur 4 herë me thikë, ndërsa është dërguar menjëherë në QSUT, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarjes, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta. Policia ka bërë të ditur se po hetohet në dy pista. Pista e parë, plagosje për shkak të detyrës dhe e dyta për konflikte personale.
Gjyqtari Gjermeni i ka dhënë deklaratën e tij prokurorit dhe autoriteteve të policisë, ku ka thënë se është prerë me mjete llamarine në ambientet e shtëpisë së tij.
Artan Gjermeni prej 10 vjetësh është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, ndërsa është gjyqtari që i dha pafajësinë ish-guvernatorit, Ardian Fullani.
Top channel







