“Amnesty International”: Dënon BE-në për mbytjen e anijeve në Egje’

amnesty2Filiali grek i ”Amnesty International” dënoi sot apatinë dhe mungesën e vullnetit politik të Bashkimit Evropian dhe Greqisë, pasi 86 imigrantë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur në brigjet e ishujve grekë në detin Egje’ këto gjashtë ditët e fundit.

”Në total, më shumë se 454 imigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur gjatë 10 muajve të parë të 2015 në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë, një prej pikave kryesore të hyrjes së imigrantëve në Evropë”, sipas Amnesty.

Kjo OJQ theksoi se masat e forta sigurie përgjatë kufijve tokësorë në rajonet e Evros (verilindje) mes Greqise dhe Turqisë, ku një mur prej 12,5 kilometrash është ngritur dy vjet më parë, kanë detyruar refugjatët dhe imigrantët të zgjedhin itinerarin më të rrezikshëm për të shkuar në Evropë, nëpërmjet kufirit detar greko-turk në Egje’.

Një manifestim prej më shumë se 500 militantësh u zhvillua të shtunën në Evros për të kërkuar prishjen e murit dhe për të garantuar një kalim tokësor për refugjatët.

Zëvendësministri për Imigracionin, Ioannis Muzalas theksoi sot për të përditshmen greke ”Efimeridha ton sintakton” se shkatërrimi i murit nuk do të kishte rezultate pozitive në këtë kuadër, as për refugjatët, as për Greqinë.

“Sa refugjatë duhet të mbyten dhe sa fëmijë duhet të vdesin për të përmbushur parimet evropiane?”, pyet drejtori i filialit grek të Amnesty, Jorgos Kosmopulos.

Kjo OJQ dhe Këshilli i Evropës kritikuan përveç të tjerave kushtet shumë të këqija të pritjes së refugjatëve në ishujt grekë dhe në Greqinë Kontinentale.

Sadije Berisha: Ja si u publikuan fotot me Shkëlzenin

zeni

Në një intervistë për ‘albaniaplus’ Sadije Berisha, sqaron mbi publikimin e fotografive me ish-bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha. Ajo flet për jetën e saj aktuale, me djalin e ish-kryeministrit dhe lidhjen e tij të re. Më poshtë biseda me të nga Suedia e largët realizuar nëpërmjet internetit.
Media shqiptare ka patur gjithmonë interes të veçantë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin tuaj Shkëlzen Berisha duke publikuar artikuj të shumtë, cili është mendimi juaj rreth kësaj?
Shumë shpesh janë shkruar gjëra fare të pavërteta dhe jo kurrësesi realiteti.
Ditën e sotme keni publikuar fotografi me Shkëlzenin, media shqiptare po gëlon. Pse i publikuat fotografitë, patët ndonjë arsye?
Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në facebook apo Instagram. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre.
Cila është marrëdhënia juaj me të, si e keni pritur lidhjen e tij me Armina Mevlanin?
Ai ka qenë dhe ngelet babai i fëmijëve të mi, i uroj gjithmonë vetëm lumturi.
Marrëdhënia juaj me familjen e ish bashkëshortit ?
Gjithmonë shumë e mirë. Fëmijët e mi ndihen shumë të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.
Ju jeni komentuar se i keni marrë kalin pa leje Shkëlzenit. A mund të na tregoni diçka më shumë?
Media në Shqipëri dizinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë.

Shpërthen automjeti i një shtetasi në Vlorë

atentat eksplozivNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mesnatën e së shtunës, ku një automjet ka shpërthyer në lagjen “15 Tetori”.

Sipas burimeve policore mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:35 në lagjen “15 Tetori”, në vendin e quajtur “Karabashi”, ku një automjet tip “Kamionçinë-Ford” me targë: AA604LZ, në pronësi të shtetasit S. Mustafaraj, 55 vjeç, ka shpërthyer me lëndë plasëse, ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht mjeti dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Shtetasi S.M., e kishte parkuar automjetin në rrugën kryesore të kësaj lagjeje pranë shtëpisë së tij. Policia, në sajë të hetimeve intensive ka shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin Tahir Mustafaraj, 59 vjeç.

Sipas hetimeve të kryera dyshohet se Tahir Mustafaraj të jetë autori kryesor në lidhje me ngjarjen pasi vëllezërit kanë patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, konkretisht në lidhje me pronësinë e një banese të trashëguar nga babai i tyre. Dyshimi bazohet në deklaratën e të dëmtuarit S. Mustafaraj, i cili ka qenë i pajisur me Urdhër Mbrojteje pasi ndihej i kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga vëllai i tij.

Pas raportit konfidencial te OSBE që implikonte politikanët kryesorë të vendit!

Berisha-ne-KuvendPas raportit konfidencial te OSBE që implikonte politikanët kryesorë të vendit në afera korruptive dhe kriminale, Komisoni Parlamentar i Jashtëm, risolli dhe një herë në vëmendje debatin mbi mardhëniet e qeverisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.
Aldo Bumçi: “Ka që nga fillimi i vitit që interesi i shqiptarëve goditet në OSBE. Sot ne nuk kemi më zë. Kemi një shkelje të Kushtetutës me vetëdije nga ministri i Jashtëm. Kur nuk ka çdekretim Kushtetuta thotë qartë ambasadori nis punë dhe mbaron detyrën me dekret të presidentit. Një dekret të tillë nuk ka.”
Por Kryetarja e Komsionit Parlmentarë të Jashtëm, Deputetja socialiste Arta Dade, foli për mardhënie të shkëlqyera me OSBE, duke theksuar se Shqipëria do të kërkojë prani më të lartë në këtë organizate
Arta Dade: “Të luajmë rolin tonë si partnerë seriozë në Këshillin e Europës por dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së por dhe në OSBE duke kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që të shikohet mundësia edhe e kandidimit nëpër poste të rëndësishme në këto dy organizma.
Pas publikimit në media të raportit të pa autorizuar të OSBE-së që rendiste akuza të rënda për politikanët shqiptarë, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një shkrese kërkoi tkurrjen e misionit në vendin tonë. Kjo shkaktoi nje valë të gjerë debati në media dhe në selitë politike dhe kancelaritë ndërkombëtare.

Altin Arapi: “Ja si Shqipëria ka mashtruar Gjykatën e Strasburgut”

Altin Arapi- photoAurora Allushaj

Një personazh krejt ndryshe nga çfarë më ishte servirur. I qetë, elokuent, me një shikim të mprehtë pas syzeve optike. Takohemi në banesën e tij, në një prej lagjeve të Brukselit. Sapo hyjmë, bie menjëherë në sy ambienti i stërmbushur me libra në gjuhë të ndryshme. Bashkëshortja e Arapit, pas prezantimit tërhiqet me finesë duke na krijuar ambientin e nevojshëm për bashkëbisedim të lirë. Në këtë intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Altin Arapi, i akuzuari si një nga anëtarët e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi” rrëfehet mbi vendimin e fundit të Gjykatës së Strasburgut dhe hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri tani.

Kam kontaktuar disa herë me ju, por keni refuzuar të më jepni intervistë. Arsyeja ?

Nuk e kam qëllim në vetvete ekspozimin. Mendoj se, sa herë kam reaguar kam qenë në rrethana detyruese për shkak të presionit të lartë politik, që ushtrohet. Presion, që ka deformuar dhe vazhdon të deformojë vullnetet juridike. Sigurisht brenda lirisë së kufizuar, që ato gëzojnë.

Si e pritët vendimin e Gjykatës së Strasburgut ?

Nuk kisha arsye të habitesha. Prej kohësh avokati im belg, është paralajmëruar pikërisht për këtë ndërhyrje, që mund të ndodhte. Në këtë kuadër, i është përcjellë në kohë reale emërimi i personave përkatës me ardhjen në pushtet të Berishës, roli, funksioni, si edhe lidhjet e tyre të afërta me kreun e qeverisë dhe kryetaren e Parlamentit. Sigurisht, është e vështirë për një kabinet të huaj avokatie, që të konsiderojë probabilitetin e një ndërhyrje reale, ndaj Gjykatës së Strasburgut. Por, ja që ndodhi.

Janë 5 vendime, që nuk më përkasin mua, të dërguara nga autoritetet shqiptare, të cilat nuk mbartin thjesht rolin e një ngatërrese, por kanë shërbyer për të mbyllur dhe rrëzuar pikën më të ndjeshme të juridiksionit të Strasburgut, “prezumimin e pafajësisë”. Në fq. 17 të vendimit nëpërmjet paragrafëve 86-89, GJEDNJ përligj dhunimin e prezumimit të pafajësisë, të kryer nga ish- Prokurori i Përgjithshëm Sollaku, ku nëpërmjet shkresave, që i dërgonte Belgjikës për ekstradimin tim, më konsideronte fajtor përpara se të isha shpallur i tillë.Citoj: “Altin ARAPI, është një kriminel i njohur, i kërkuar tashmë për shumë vrasje, grabitje bankash, rrëmbime dhe akte terroriste. ARAPI është kreu i një grupi kriminal të quajtur “Hakmarrja e Drejtësisë” ( dok. i dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare, firmosur nga Sollaku, n°108/10, dt. 30 tetor 2003).

Bazuar sërish në këto dokumente GJEDNJ, ka përligjur edhe deklaratat publike fajësuese të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit, ky i fundit në rolin e zëdhënësit të PD-së. Janë këto 5 dokumente, qe kanë ndikuar gjithashtu në formësimin e një paragjykimi në shqyrtimin e kësaj çështje. (Ilustrim- vendimi faqe 1+2 dhe faqja 17. paragrafi 86-89 + koka e vendimit me gjeneralitetet e Altin Ibrahim Arapi)

Nuk mendoni se, është thjesht një gabim ?

Me sa duket, përzgjedhja e këtij modeli manipulimi është bërë me kujdes, që në një rast zbulimi të merrte alibinë e “ngatërresës”, ashtu siç nxituan ta përdorin këtë alibi edhe në media. Por, së pari nuk duhet të harroni se, kjo çështje nisi me “ngatërresa” të tilla, ku akuzat e provuara shkencërisht,(gjurmë gishtërinjsh, etj), se vrasja ishte kryer nga Orik Shyti, u transferuan tek Altin Arapi. Dhe kjo u shit gjerësisht në opinionin publik, si një ngatërresë njerëzore. Një ngatërresë, që për gjyqësorin në Shqipëri nuk shkakton asnjë lloj përshtypje, por që për gjyqësorin në Belgjikë është shenja kryesore e manipulimit. Diferenca mes dy vendeve dhe drejtësive respektive, nuk ka vend për t’u komentuar.

Por, le të marrim versionin e preferuar të manipuluesve, “ngatërresën njerëzore”. Nëse ajo e ka burimin nga zyrat e Avokaturës së Shtetit, kjo ngatërresë është provë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së lartë të profesionalizmit, që hetimi administrativ dhe penal duhet detyrimisht ta zbardhë.

Ju e përjashtoni mundësinë që kjo ngatërresë të ketë ndodhur nga vetë Gjykata e Strasburgut ?

Nëse, kjo “ngatërresë” është kryer në Gjykatën e Strasburgut, barra e përgjegjësisë profesionale dhe morale bie mbi trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari italian, Guido Raimondi. Siç thotë edhe avokati im belg “Si është e mundur që një trup gjykuesish profesionistë, të dhunojnë parimet elementare të së drejtës, siç janë detyrimi për saktësi, principi i kujdesit, parimi i proporcionalitetit. Mos harrojmë se, Gjykata e Strasburgut është gardiania absolute e së drejtës për një gjykim të drejtë. Dhe kur kjo Gjykatë dhunon haptazi këtë të drejtë, këtu tronditet besimi, që vetë qytetarët e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, duhet të kenë ndaj këtij institucioni”.

Ku bazohej ankimi juaj në Strasburg ?

Kryesisht në dhunimin e së drejtës për një gjykim të drejtë, të dhunimit të prezumimit të pafajësisë,të drejtës për liri dhe siguri,e drejta për një proces të rregullt,etj.

Mendoni se keni qenë pjesë e një procesi të padrejtë ?

Faktet flasin vetë. Po ju rikujtoj vendimin e Ministres së Drejtësisë belge, që tek akuzonte autoritet shqiptare se kishin tentuar të përdorin dhe manipulojnë policinë belge u shkruante ndër të tjera, se “Gjurmët e gishtërinjve, të dërguara nga autoritetet shqiptare, që duhet të tregonin se Arapi, ishte në vendin e ngjarjes kur Genci Sina u vra, por se këto elementë nuk u dërguan veçse pasi autoritetet belge, i kishin dërguar autoriteteve shqiptare gjurmët e gishtërinjve të Arapit”. Dhe bëhet fjalë pikërisht për dyshimin se këto gjurmë ishin manipuluar. Se, eksperti daktiloskopik i këtyre gjurmëve Orest Afezolli, ishte tashmë një person me precedent për kryerjen e falsifikimit të shumë ekspertizave. Dhe se, i njëjti ekspert kishte kryer një ekspertizë të shpallur të pavlefshme nga Gjykata e Shkallës së Parë, më 12 shkurt 2003, në lidhje me çështjen “Hakmarrja për Drejtësi”.

Asnjë dëshmitar nuk tha në sallën e gjyqit, që vrasësi është Altin Arapi. I vetëm dëshmitar, që deklaroi se vrasësi isha unë, me një detajim përshkrues mahnitës,për çdo vesh gjyqtari dhe ku i kishte ngelur pa përmendur vetëm adresa e shtëpisë sime, ishte gruaja e Sollakut, Zengjinja. E cila gënjeu, paturpësisht, nga fillimi deri në fund! Kjo ishte arsyeja, që e larguan dëshmitarin kyç të çështjes, shoferin A.T i cili deklaron se vrasësi ishte me flokë gështenjë. Bazuar në këtë nevojë, kërcënuan me arrest dhe e dënuan me një vit e gjysmë burg, dëshmitarin tjetër B.D që deklaroi po të njëjtën gjë, se vrasësi ishte thuajse biond. Dhe shokët dhe kolegët e Zengjines, po ashtu paturpësisht tek shkruanin vendimin e tyre, vulosnin se, “siç u vërtetua nga dëshmitarët, se vrasësi është Arapi”. Ripërsëris, se i vetmi dëshmitar që tha se vrasësi isha unë, ishte gruaja e atij, që kërcënoi publikisht gjyqtarët, që pushuan çështjen e “Hakmarrjes për Drejtësi” në vitin 2003, Theodhori Sollaku.

Mos harrojmë, se për një vit e gjysmë rresht tek e mbanin në paraburgim të fejuarën time, prokurorët e çështjes, kur ajo kërkonte sipas ligjit të njihej me provat e akuzës i deklaronin se: ” Imelda, po nuk ka parë gjë gruaja e Sollakut, se perdet e makinës ishin të mbyllura…”. Çka e detyroi atë, të bënte një deklaratë publike për thirrje të dëshmitarëve okularë. Dhe Sollaku mashtroi,duke marrë dhe gruan e tij prej dore drejt këtij mashtrimi !

Ku i kanë hedhur dëshmitë e dëshmitarëve okularë, të Bulevardit të madh të Tiranës? Thonë se vrasja u krye në mes të bulevardit? Asnjë logjikë nuk mund të pranojë, se këto dëshmitarë nuk janë pyetur. Ku i kanë çuar dëshmitë e kamerierëve, që e thonë me bindje në dokumentet e tyre, se i kanë shërbyer vrasësit mbrëmjen e vrasjes ? Ku i kanë çuar ekspertizat e gjurmëve të gishtërinjve të kryera në tavolinë ku paskërka pirë edhe ngrënë vrasësi? Sigurisht që në kosh, pasi ato thonë, që vrasësi nuk është Arapi. Duke eliminuar të gjithë dëshmitarët,dhe provat që provonin pafajësinë time, ngeli e vetme dhe e pakontestueshme, me një dëshmi mbresëlënëse vetë gruaja e Theodhoriut, ish shërbëtorit të Berishës, që pasi e shfrytëzoi, e shtrydhi si një limon dhe pasi s’kishte ç’të nxirrte më nga ai, e hodhi në koshin, ku ka hedhur shumë të tjerë.

Mendoni se ish Prokurori i Përgjithshëm ka manipuluar dosjen, për ç’arsye ?

Arsyeja bazike është mbulimi i vrasjes së shoferit të tij. Pse ? Më mirë se ai dhe gruaja e tij, nuk i di kush arsyet. Faktet flasin vetë. Këto fakte ua shkroi dhe komunikoi edhe Brukseli. Por, kam edhe një mesazh për të: “Duhet të reshtësh me veprimet e tua kriminale ndaj meje dhe bashkëshortes sime. Çdo veprim që ke kryer, me ndihmën e “dhëndërushit” belg të Shkodrës, jo vetëm na është transmetuar në kohë reale, por edhe siç duhet të të kenë njoftuar është denoncuar tek autoritet e drejtësisë së Brukselit. U është shpjeguar në detaje ku keni ndërhyrë, shtyrë, manipuluar, mashtruar dhe dezinformuar me synim inkriminimi. Zmbrapsu! Jepi fund tentativa të tua dhe përpiqu të gjesh paqen shpirtërore në familjen tënde!”

Në fakt, sipas informacioneve që unë kam, dhe nuk mund ta mohoj se burojnë nga prokuroria ju konsideroheni si krijuesi i platformës, ideatori i skemës bazë të organizimit dhe formave të rekrutimit, hartuesi i vetë emërtesës “Hakmarrja e Drejtësisë”. Të njëjtat burime thonë se, rrezikshmëria juaj është e lartë dhe për shkak të formimit ushtarak, që keni pasur ?

Nuk e di në duhet t’jua marr si kompliment përcaktimet mbi inteligjencën e lartë individuale të atij niveli, që mund të krahasohet me ato të strukturave të shërbimeve sekrete të një shteti, apo duhet ta konsiderojë si dozë të një humor të zi, bjerraditës, që vazhdon ende të kryejë efektet e një bari hipnotik. Gjykata shqiptare e ka pranuar falsifikimin, se modeli i shkrimit tim është marrë dhe shfrytëzuar, për të hartuar gjithçka ju përmendni më sipër.

Pra, nuk keni pasur si qëllim të vrisnit, ish-Presidentin Sali Berisha, të rrëzonit qeverinë demokratike dhe të sillnit klikën komuniste në pushtet ?

(qesh) Jam më se i sigurt, se kam një sistem të mirë të menaxhimit të anktheve dhe shqetësimeve të mia, por dyshoj nëse pala në fjalë arrin të menaxhojë dëshirat, ëndrrat dhe iluzionet personale, për t’u shndërruar në hero të demokracisë dhe martir të kombit shqiptar. Disa lloj ëndrrash, janë të vështira për t’u bërë realitet !

Çfarë prisni nga Strasburgu ?

Pas vendimit të shpallur më 30 korrik 2015, është depozituar nga avokati belg, një ankim në urgjencë në Gjykatën e Strasburgut ku kërkohet Korrigjimi dhe Rishikimi i vendimit të dhënë, rithirrja e të njëjtit trup gjykues, dhe pas korrigjimit ankimi të deklarohet i pranueshëm dhe i bazuar. Avokati belg ka denoncuar rastin edhe në Këshillin e Evropës, ku ndër të tjera kërkohet mbikëqyrja e Korrigjimit dhe Rishikimit nga GJEDNJ. Ndërsa avokati shqiptar, i është drejtuar Ministrit të Drejtësisë shqiptare, Nasip Naço me një letër ku kërkohet nisja e një hetimi administrativ dhe penal mbi çështjen në fjalë.

Botuar ne Shqiptarja.com

Ngjela: Rama do të ikë shpejt nëse nuk kupton ç’po bën

Spartak-Ngjela1Spartak Ngjela komenton situatën në vend si dhe aksionin kundër informalitetit, korrupsionit, gjendjen ekonomike, reformën në Drejtësi. Ja postimi i tij në facebook.
Jemi në këtë gjendje, sepse qeveria nuk ka as ndihmën e Perendimit dhe as para…
Eshte krijuar një gjendje shumë e nderë sot në Shqipëri. Turbullira e saj vjen nga fakti qe qeveria nuk ka para. Dhe kjo pritej. Të gjithë të tjerat janë fjalë. Po pse kjo gjendje varfërie qeveritare?
Sepse një qeveri si kjo ishte e paaftë të bënte reformat që do ta ngrinin përfundimisht shtetin shqiptar në nivelet perëndimore, dhe tregun shqiptar në efiçencën e ivestimeve për rritjen e pandërprerë të prodhimit shqiptar.
Kjo nuk u bë dot për dy vjet. Por ne jemi mësuar që të mos flasim vetëm për pasojën, por edhe për shkakun. Ku është optimizmi i Ramës që do të krijonte një Shqipëri nga e para? Ka humbur në nervozizmin e tij naiv dhe apolitik; sepse sigurisht që nuk e dinte që perëndimorët nuk mund të të japin para që gysmën e tyre ta shtierë në dorë korrupsioni, më në krye katër ministrat e Metës; dhe të vetë Metën që si skifter zhvat shqiptarët prej tetë vjetësh, të paktën. Dhe të tjerë kudo, në të gjitha aspektet financiare të shtetit. Ky është shkaku.
Domethënë e githë kjo kyçet vetëm te kjo pyetje: Pse nuk bëhet Reforma ne Drejtësi që të ngrihet personaliteti ynë si shtet dhe si shoqëri? Ai që di të mendojë pak politikisht e ka shpejt përgjigjen: “gjithçka është bllokuar nga Meta dhe Berisha” (ky është opinion popullor sot në Shqipëri): Berisha dhe Meta janë në unison. Vetëm naivet e besojnë “konfliktin” e tyre. Ata janë në “hallin më të madh të jetës së tyre”; sepse janë kapur në korrupsion me fakte nga shqiptarët dhe nga Perëndimi me agjensitë e tij.
Prandaj bejnë sikur; por nuk lënë asnjë refomë në drejtësi dhe në shtet. Berisha tallet duke nxjerrë injorantet e tij që këndojnë këngën e zvarritjës dhe të asgjësë.
Meta mbështetet te Berisha, kurse gjyqtarët vijonë “mbledhjen e pandërprerë te parave”.
Po Rama? Ky nuk dihet se ku është. Këlthet nëpër sheshe dhe nëpër dhoma se do të na bëjë një reformë tërësorë në drejtësi, por, fakti që ka nisur “tatimin e jashtëzakonshëm” njëlloj si injoranca kriminale e Enver Hoxhës së viteve 1945-1946; kuptohet që nuk ka asnjë reformë në bllokun e tij; por kërkon që paratë t’i gjeje duke varfëruar popullin. Dhe për këtë është i humbur. Shihet që nuk ka më inisiativë, dhe prandaj nuk kuptohet sesa është i lidhur dhe vetë më korrupsionin. Eshtë i bllokuar. Por do të quhej i tillë vetëm nëse vërtet e ka dashur reformën në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.
Kush nuk e ka kuptuar që edhe Nano, edhe Berisha, kanë rënë nga pushteti pikërisht pse nuk kanë dashur drejtësinë shoqërore, është naiv.
Dhuna nuk sjell dot produksion pushtetor më në Shqipëri. Është pamundësi absolute. As gjetja e përkohëshme e parasë.
Vetëm REFORMA; në drejtësi dhe në treg. Po si? Do të presim për ta parë – dy janë mundësitë: ose me reformë kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror, dhe në Perëndim; ose me korrupsionin për një pushtet fantazmë, dhe me shqiptarët e revoltuar që askush nuk mund ta dije deri ku do shkojnë.
Nuk ka më mundësi askush në Shqipëri, asnjë lider, që të tallet me varfërinë e shqiptarëve, duke i varfëruar edhe më tej ata, ne emër të pushtetit të tij personal.
Kuptoje Rama këtë! nëse ndërkohë nuk është vonë, dhe ti do të ikësh njëlloj si të shumtët para teje, njëlloj si ata. Këtë s’e dimë… ende…

Linda Halimi në American Idol 2016

Linda-HalimiKëngëtarja e fuqishme e skenës sonë, pasi debutoi në edicionin e tretë të Talent Show-t të famshëm shqiptar si “Ethet”, dhe pasi pushtoi skenën dhe ekranin në Shqipëri dhe Kosovë, ku fitoi dhe mjaft çmime, së fundmi është gati për një përballje tjetër me një juri dhe publik ndryshe.

Pasi ka realizuar audicionin live në provat e American Idol 2016, fituesja e çmimit “Best New Artist” në Top Fest 2007, vendin e dytë në festivalin Rock Për Rock(2008), çmimin “Vodafone Club”(Top Fest 2008), “Grand Prize” në Top Fest 2009, “Best Rock”, në Këngën Magjike, vendin e dytë në në festivalin Kosovarja etj, ka njoftuar fansat e shumtë se së shpejti do ta shohin në Televizionin Amerikan në super Talent Shown më të ndjekur në botë.

E shpërngulur prej pak kohësh në SHBA, ku Linda jeton me të fejuarin e saj Big D, tashmë është gati për një karrierë ndërkombëtare në tregun amerikan, gjë të cilën e kishte paralajmëruar prej pak kohësh.

Klosi: Luftë kundër punës së zezë

blendi klosiMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka vizituar një nga bizneset më të mëdha të qytetin e Elbasanit nga ku ju ka bërë thirrje punonjësve të mos punojnë në të zezë por t’u kërkojnë punëdhënesve të rregjistrohen.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Klosi në nje status të tij në Facebook shprehet se “Lufta kundër informalitetit në tregun e punës është një nga prioritetet e qeverisë, jo vetëm për shkak se ai ndikon direkt në sistemin e sigurimeve shoqërore, por edhe sepse dëmton direkt punëmarrësit. Ndaj isha sot në Elbasan, ku vizitova një nga bizneset më të mëdha të përpunimit të peshkut në vend, nga ku u bëra thirrje gjithë punëmarrësve që të mos pranojnë të punojnë në të zezë, por t’u kërkojnë punëdhënësve të tyre të rregjistrohen”.

“Një punëtor i rregjistruar do të thotë një e ardhur më shumë në arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe një jetë më e mirë dhe një e ardhme më e sigurte për vetë punonjësin. U njoha gjithashtu me kërkesën e biznesit elbasanas për punëtorë të kualifikuar, ndaj u kërkova institucioneve përgjegjëse, si zyrat e punës, inspektorati i punës dhe shkollat profesionale, më shumë bashkëpunim dhe efektivitet në plotësimin e nevojave të komunitetit e të biznesit” është shprehur ministri Klosi.

Evropa gati të përdorë ushtrinë kundër trafikantëve në Mesdhe

European CommissionBashkimi Evropian miratoi sot përdorimin e forcës ushtarake kundër trafikatëve të migrantëve që nisen nga Libia, në kuadër të përforcimit të operacioneve të saj detare në Mesdhe.

“Kjo do t’i mundësojë opercioneve detare të BE-së kundër trafikantëve në Mesdhe të kryejnë kontrolle, të ndalojnë ose edhe të kthejnë anijet e dyshuara se shërbejnë për trafikimin e qenieve njerëzore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, njoftoi Këshilli i BE-së në një komunikatë.

Anijet luftarake evropiane mundet gjithashtu të procedojnë edhe me arrestime, por me kusht që të mos hyjnë në ujërat territoriale libiane, sipas burimesh evropiane.

Gjatë një mbledhjeje të ministrave sot në mëngjes në Bruksel, 28 shtetet anëtare të BE-së vlerësuan se kushtet janë të favorshme për të kaluar në fazën e dytë të operacionit “EU Navfor Med” që ka filluar në fund të muajit qershor në detin Mesdhe.

Manjani: LSI mbështet procesin e dekriminalizimit

Ylli-ManjaniSekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani deklaroi të hënën se “LSI mbështet procesin e dekriminalizimit”.

“Po, duhet bërë ajo që quhet dekriminalizimi i parlamentit, sipas një kornize ligjore dhe jo politike, sepse deri sot kemi dëgjuar vetëm dekriminalizime politike dhe asgjë ligjore”, tha Manjani.

Sipas tij, komisioni i posaçëm i ngritur për këtë çështje, duke u ushqyer me vullnetin politik të të gjitha partive parlamentare, duhet që një orë e më parë të hartojë një legjislacion të bazuar në parimet themelore kushtetuese e jo vetëm, dhe duke u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë pa të ciët nuk mund të bëjmë dot këtë proces.

Manjani iu përgjigj edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte shkruar në “Facebook” se “Thesari i Shtetit është shndërruar në thesarin e partisë”. Sipas Berishës, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI-në dhe kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Berisha është një plak në pension dhe ka nge të merret me Facebook-un. Ne nuk kemi kohë për Berishën, por një përgjigje po e jap: pagesa me thesar është më transparentja e mundshme. Nga paga e zyrtarit politik, me lejen e tij, thesari bën ndalesën përkatëse. Është zgjedhur mënyra me thesar për të qenë më transparentë. Thesari është publik dhe nuk kemi gjë për të fshehur”, u përgjigj Manjani.

Duke folur më pas për nisjen e vitit të ri shkollor, Manjani tha se shkolla është rruga e vetme për të luftuar injorancën. Arsimi profesional do të mbyllë debatin e azilkërkuesve, vijoi ai, pasi nëse je profesionist, mund të punosh kudo. “Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë, sidomos në ditët e para. Ka vështirësi me infrastrukturën dhe bazën materiale”, u shpreh Manjani“