Makina e ka shoqëruar në hyrjen e godinës San Pietro në pjesën e brendshme të institutit “Familja e Shenjtë”. Ai zbriti shpejt, pa dashur të japë deklarata para dhjetëra gazetarëve të pranishëm që ndodheshin në një distancë të konsiderueshme. Një sindikalist i maskuar si klloun, i cili kishte mundur të hynte pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, e ka sfiduar me anë të thirrjeve “Berlusconi në burg”, “Endrra e klasës punëtore italiane është të shohë Berlusconin në San Vittore”, burgu i Milanos.