“Do të isha i lumtur që të isha pjesë e pesëshes, e cila më ka dhënë gjithmonë nga 600 deri në 700 vota. Shpresoj të marr së shpejti një përgjigje nga Gjykata Evropiane”, -deklaron në një intervistë për “La Stampa”, Berlusconi.
Por Gianni Pittella, sqaron se Berlusconi nuk mund të kandidojë në PE, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë, kur një person është nën hetim.
Ish-kryeministri italian dha dorëheqjen nga Senati i Italisë, pasi u akuzua për mashtrim doganor. 77-vjeçari i shpëtoi burgut, por është i detyruar që të bëjë punë në shërbim të publikut. Ndërkohë atij i është tërhequr pasaporta dhe nuk i lejohet që të udhëtojë në vendet e Bashkimit Evropian për muajt në vazhdim të këtij viti. Pritet një përgjigje nga Gjykata Evropiane për këtë, nëse do ta lejojë apo jo Berlusconi-n të kandidojë në PE, pasi pjesë e lirimit të tij ishte edhe heqja dorë nga kandidimet politike për gjashtë vitet e ardhshme.