Kaso, në ditën që Berisha zyrtarisht iku nga Kryeministria, emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
Sipas burimeve të gazetës Tema, Kaso është emëruar Drejtor IT tek institucioni i drejtuar nga Zana Xhuka, militante e PD-së, e cila ka bërë karrierë për gjatë kësaj periudhe kohore.
Vetëm pak kohë më parë, Kaso u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës ndaj akuzës për shpërdorim detyre dhe për pengim në zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e 21 Janarit.
Provat e ardhura nga laboratori i FBI-së flisnin se, në serverin e Kryeministrisë ishin fshirë pamjet e 21 janarit. Në to ishin vetëm pamjet e datës 22 janar 2011, ku dukeshin disa prokurorë që mblidhnin prova jashtë dhe brenda rrethimit të kryeministrisë. Megjithëse këto prova u cilësuan nga gjykata si të dobishme, në fund u vendos pafajësi, pasi gjykata vlerësoi në konkluzionin e saj se nuk ka shkelje ligjore për rastin Kaso.
Ngjarjet e 21 Janarit ku u ekzekutuan përpara Kryeministrisë 4 persona të pafajshëm dhe ku u arrestuan dhe u turturan dhjetëra persona të tjerë, është një nga ngjarjet për të cilat Partia Socialiste dhe Kryetari i saj Edi Rama kanë premtuar, se drejtësia do të vihet në vend.