“ANTILIGJI KUNDËR LIGJIT, FYTYRA E VËRTETË E SHTETIT POLICOR TË EDI RAMES”
Të dashur miq, një akt banditesk shtetëror i pashembullt në Europën e sotme po zhvillohet para kamerave televizive në Vlorë. Me urdhër të Edi Ramës, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bandë socialiste, prej më shumë se 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.
Pallati është ndërtuar me leje, në pronë private, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform regullave të shtetit. Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit.
Kjo që ndodh me qytetarët e pallatit të rrethuar me shiritin e zonës së krimit dhe moslejimi i banorëve për të hyrë në shtëpitë ku banojnë është dëshmi falgrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për tu ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske me të cilat Edi Rama me urrejtjen e tij të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin. Sb”