Ish Kryeministri Sali Berisha, kërkon dorëheqjen e Kryeministrit të vendit Edi Rama. Berisha flet në emër të rinisë shqiptare që protestonte, pa reflektuar aspak mbi faktin se pikërisht kjo rini e përzuri atë nga sheshi me ceremoni, kur tentoi të përfitonte politikisht nga ky shqetësim publik. Berisha flet në emër të tyre duke i kërkuar Kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tij asnjë shqiptar në tokë nuk i beson më Ramës.
“Fitoreeeee.
Rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës. Ajo, me protestën e saj historike, mposhti njeriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët.
I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë edhe një grimcëz përgjegjësie dhe dinjiteti. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më.
Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre,” shkruan Berisha.