Berisha: Qeveria sinonim i tritolit. Tahiri-Berishës: E nise me tritol te shtylla e tensionit të lartë

52

berishaKuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave socialistë të kabinetit Rama.

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në mbajtjen e qetësisë dhe rendit publik ndërsa shtoi se sinonim i saj është tritoli.

Duke folur në sallën e Kuvendit, Berisha theksoi se që kur qeveria e re ka ardhur në pushtet, vendi është përfshirë nga kaosi dhe krimet janë shtuar.

“Me ardhjen në pushtet me premtimet antiglobaliste fjala e vetme që u zhduk nga fjalori është punësimi. Rikujtoni të gjitha retorikat boshe të piktorit dështak që i mbushet mendja se në shqipëri sak ekonomist sesa ai.  Duke mbjellë vrerë e zi flet për tmerr dhe ferr në këtë vend, duke përshkruar Shqipërinë me atë realitet që ka në mendjen e tij dhe kurrë realitetin që ekziston. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pa mëshirë me dhjetra vende pune. Keni hedhur në erë shtetin ligjor duke shkelur rregullat e tij. Cili është qëndrimi juaj,  cili është dimensioni i kryekreut tuaj.  I ngerthyer nga kompleksi i shkatërrimit dhe  kënaqet nga shpërthimet që bën.  Shkon në Dhërmi në një fshat dhe terrorizon një fshat të tërë dhe filloi të ndërtojë pasi u miratua materplani i Himarës.  Shkon me pas Koçoja me kryekreun.  Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet, për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë” tha Berisha.

Më pas i është drejtuar deputetit socialist  Sadri Abazi me fjalët: “Je i botës së krimit ti atje ku je, je i faktuar prandaj dhe je futur në listë ti. Vjen këtu si përfaqësues i krimit”.

Tahiri-Berishës: Ki kurajon të flasësh për tritolin në shtyllën e tensionit të lartë

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka kërkuar nga Berisha të flasë në lidhje me vendosjen e tritolit në shtyllën e tensioni të lartë në Kurbin.

“Ti mblidh replikat siç yt bir mblidhte lekët. Ti mblidh replikat sic reshtoje të vrarët dhe ata që vriteshin për shkak të biznesve të familjeve të tyre. Por bekuar qoftë dita kur shqiptarët treguan se kush je me të vërtetë llaxore si kryeministër, por mallkuar qoftë dita kur e harrove se ç’të bënë shqiptarët më 23 qershor. Së bashku me të gjithë shqiptarët do ta kujtojmë. Mallkuar qoftë kur harrove emrin e baxhanakut tënd, nuk dije ku ishte Gërdeci. Mallkuar qoftë ajo ditë kur nuk pate pikën e turpit për t’i kërkuar falje qytetarëve që zhvatje. S’ke guxim të shohësh në sy. Nuk ke folur, ishte pikënisja, tritoli te shtylla e tensionit të lartë. Ki kurajon të dalësh këtu e të flasësh për atë. Janë akte të pastra terroriste. Ta dini fort mirë se deri ditën e fundit që askush nga ju që guxon të nxisë kriminalitetin në vend do e kalojë paq. Ky shtet e ka hedhur një herë e mirë lidhjen e pushtetit me krimin, dhe lidhjen me qeverinë dhe në familjen tënde. Deri në atë ditë bëni durim dhe lini policinë të punojë. Bekuar qoftë dita kur do e kuptosh që të ka ardhur fundi”, tha Tahiri.