Berisha heq antiplumbin!?

53

BERISHA RRASHBULLKryeministri Berisha ka befasuar shqiptarët gjatë së premtes kur është shfaqur në ekranet e televizioneve me nje bluzë T-shirt me mëngë të shkurta, çka të jepte përshtypjen se poshtë saj kishte veshur vetëm kanotjerë dhe jo antiplumbin e shumëpërfolur. Pamja e re e Berishës, u trasmetua nga një takim elektoral në zonën e Rrashbullit në Durrës. Ende nuk është e qartë nëse Berisha, i kritikuar, dhe shpesh i tallur rëndë kohët e fundit, për antiplumbin e tij, ta ketë hequr atë apo të ketë veshur një të tillë special dhe që bie më pak në sy. Gjatë momentit të përfundimit të fjalimit, Berisha u pa të qarkullonte nëpër skenë ndërsa bluza i lëvizte lirshëm, çka përforconte mendimin se bëhej fjalë për faktin e mosmbajtjes së antiplumbit. Logjikisht, nëse Berisha nuk do kishte veshur një antiplumb, por kanotjere i bie që bluza ose të jetë prej najloni të rëndomtë. Duket e pamundur për nivelin e tij ekonomik, ndërkohë mendohet se poshtë saj të ketë qenë veshur antiplumbi. (Kjo e bënte bluzën të pakontaktueshme me transpirimin e stimuluar nga temperaturat e larta të verës. Një tjetër arsye që të çon tek dyshimi i përdorimit të antiplumbit nga Berisha ishte edhe fakti i kopsitjes së T-shirtit deri në komçën e fundit. Gjithësesi, Berisha është përfolur shpesh kohët e fundit për mbushjen e takimeve të tij elektorale me bodyguardë dhe mitingashë ambulantë, e për pasojë ai mund të jetë ndjerë i sigurtë derisa të ketë mbërritur në vendimin e habitshëm të heqjes së antiplumbit.