“Të dashur miq, në një akt rikthimi tek etërit e tyre, Rama dhe neobllokmenët e tjerë kanë hequr flamurin e NATO-s nga zyrat, sallat e kryeministrisë dhe mjediset e ministrive të tjera. Ata së bashku me famurin e NATO-s kanë hequr dhe flamurin e BE-së. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe flamuri i saj qëndron i ngritur dhe krenar krahas flamujve të kombeve të lira anëtare të Aleancës së lirisë më të madhe të kohërave.
Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja historike më e madhe e shqiptarëve. Me këtë akt Rama, që protestoi në Tiranë të nesërmen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, dëshmon dhe njëherë se atë e mundon shumë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Prandaj dhe me ardhjen në pushtet në një akt më të parë, por dhe kryekëput antishqiptar urdhëroi heqjen e flamurit të NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe zyrat e tjera të mazhorancës Rama – Meta. Kësaj i thonë: Përpara drejt etërve hoxhistë !! sb”, shkruan Berisha.