Fyle: MSA me Kosovën, fryt i reformave dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

47

StefanFuleStefan Fyle, Komisioneri për zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, në një Memo të publikuar nga Komisioni Europian, është shprehur në lidhje me fillimin e negociatave të MSA-së me Kosovën.

Fyle ka deklaruar, se fillimi i këtyre negociatave është hapja e një faqe të re në marrëdhënien BE-Kosovë dhe se, kjo i dedikohet arritjeve konkrete të Kosovës në reformat kyçe, si edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me fillimin e negociatave të MSA-së, ne hapim një faqe të re në marrëdhënien tonë. Është një njohje e qartë e progresit të bërë nga Kosova në reformat kyçe dhe në përpjekjet substanciale të arritura në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Komisioni synon të përfundojë këto negociata në pranverë 2014, për të inicuar draft-marrëveshjen në verë dhe pastaj për të depozituar propozimin për Këshillin dhe Parlamentin Europian për të përmbyllur Marrëveshjen”,- deklaroi Fyle.

Fyle nënvizoi gjithashtu, se kjo Marrëveshje do të sjellë përfitime për tërë qytetarët e Kosovës dhe se Kosova duhet të vazhdojë më tej me angazhimet e saj në këtë drejtim, sidomos në tetë fushat kryesore të evidentuara nga Studimi i Fizibilitetit për implementimin e mëtejshëm të MSA-së.

Marrëveshja do të sjellë përfitime të ndjeshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kosova tashmë nevojitet të vazhdojë të fokusohet në negociata dhe përtej tyre. Kosova nevojitet të konfirmojë dhe të shpjegojë pozicionin e saj negociues. Ajo ka nevojë të vazhdojë të punojë dhe në tetë fusha prioriteti të tjera të identifikuara në studimin tone të fizibilitetit në mënyrë që të jetë e aftë të implementojë MSA-në dhe të plotësojë detyrimet, që dalin prej saj. Kam besim, se Kosova do të plotësojë me sukses këtë sfidë të re simuluese”,- deklaron Fyle.

Sot fillojnë negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën, (MSA) ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. MSA do të përfaqësojë marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe një ngjarje të rëndësishme në procesin e integrimit europian të Kosovës. Pasi Komisioni konsideroi prillin e kaluar, se Kosova ka plotësuar gjithë prioritetet afatshkurtra të identifikuara në Studimin e Fizibilitetit 2012 ( në fushën e sundimit të ligjit, në administratën publike, mbrojtjen e minoriteteve dhe tregtinë) Këshilli vendosi më qershor 2013 të autorizojë hapjen e negociatave të MSA-së./i.t/