Berisha, 21 Janari: Rama sulm të organizuar kundër Këshillit të Ministrave

64

berish-bash-prendi-22-janarNë përkujtim të 3-vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit,  ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama si organizator të sulmeve kundër Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se 21 Janari është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit.

Postimi i plotë i Berishës

Të dashur miq, tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak “bllokun e Ilir Metës” por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund t`u fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojten me vetmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. sb