Sipas korespondentes sonë në Berat, Eneida Petova piloti ishte i vetëm në helikopter. Mësohet se, ndërsa udhëtonte helika e helikopterit ka prekur kodrën e fshatit dhe më pas mjeti fluturues është rrëzuar, por pa pësuar dëmë të mëdha apo shpërthim dhe flake.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet që helikopteri të jetë rrëzuar nga një lartësi e vogël.
Për pasojë edhe piloti me origjinë italiane Luca Kalderin, 46 vjeç është plagosur. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt një spitali privat nëTiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi dëmtimet që mori në aksident ishin të lehta.
Bëhet me dije se terreni ku lëvizte helikopteri është mjaft i thyer e me kodra të shumta. Edhe pse transportimi i materialeve që shërbenin për gërmim në zonat naftëmbajtëse, ishte një punë rutinë e drejtuesit të helikopterit, mësohet se ai lëvizte në një terren shumë të vështirë, me kodra të shumta.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.