“Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”.
Ai ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.
“I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiq/ /Koha Ditore/