Behar Sinani, 33 vjeçar, me origjinë nga Shkupi, është mishërimi i përkryer i fjalës « Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm ». Më poshtë do të zbulojmë se si ai ka arritur në kombinimin me politikën, të jetë kandidati me numër 13 në listën e partisë socialiste frankofone belge për zgjedjet komunale të 14 tetorit në komunën Jette.
Në CV-në e tij Sinani ka një numër eksperincash profesionale të mahnitshme. Behar Sinani ka 15 vite që është trajnues në Qendrën e arteve marciale në Jette për sportet e mbrojtjës kickboxing dhe thaï boxing. Është dhe gjyqtar ndërkombëtar i çertifikuar në këto dy sporte.
Pregatitja e tij sportive dhe aftësitë e tij për të parashikuar, organizuar me plan të gjitha veprimet si dhe respektin që ka për rregullat dhe stabilitetin e kanë çuar në drejtime profesionale të lidhura ngushtësisht me sigurimin, paqën dhe qeverisjen.
Kështu që ai ka punuar 4 vjet në sigurimin në një kompani private, pastaj 4 vjet të tjera po në atë sektor si menaxher i sigurimit dhe instruktor në pallatin e kongreseve të Brukselit. Për dy vite të tjera, ai ka punuar si menaxher të burimeve njerëzore në kompaninë e famshme Ecolog e super biznesmenit shqiptar Lazim Destani në kuadër të misioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuar në qendër të Afrikës.
Behar Sinani ka dhe shpirtin ndërmarrës. Së fundmi ka lançuar kompaninë e tij e specializuar në teknologjitë kompjuterike në Jette ku zhvillon një ndër talentet e tij të preferuar si të gjithë të rinjët.
Rregulli dhe stabiliteti janë elementë të rëndësishëm për Sinanin për të cilat aspirojnë popujt sidomos në nivelin komunal. Prandaj, Sinani, me aftësitë e tij dhe eksperiencat e rëndësishme, është angazhuar që në 2012 në politikën lokale. Asokohë ishte kandidat i pavarur dhe mori një rezultat të mirë paçka u angazhua vonë në fushatë. Këtë herë, ai është angazhuar me partinë socialiste të komunës Jette me një përkrahje të deputetit Ahmet Gjanaj i cili në profilin e Behar Sinanit zbuloj një kandidat të denjë për banorët e komunës por në veçanti për ata të komunitetit shqiptar që të komunës Jette. Kështu që Sinani është pjesë e grupit të formuar nga deputeti bashkë me kandidatë të tjerë shqiptarë në disa komuna të Brukselit. Ai sjellë ekspertizën e tij për të kompletuar ekipin në favor të komunitetit tonë.
Për banorët e komunës Jette, Sinani thotë se : « Qëllimi im në politikën lokale është që t’u ofrojmë banorëve të komunës sigurimin në jetën e tyre të përgjithshme. Përmes garancisë së sigurimit mund të arrijmë paqën publike, harmoninë civile dhe kohezionit social ». Këtë rezultat, Sinani, synon ta realizojë me një bashkëpunim të ngusht me organizmat e kohezionit social dhe motivimin e trupit policor. Rinia e sporti janë dy sektorë të tjerë që Sinani i ka si prioritet. Ai synon që t’i dinamizojë banorët dhe në veçanti të rinjët përmes një punë aktive nëpër lagjet. Ativiteti fizik thotë Sinani « bëhet shkak i largimit të rinisë nga të gjitha veset negative por rrit dhe vetvlerësimin tek të rinjët dhe stabilitetin e identitetit të tyre. Kësisoj do të mund të nxjerrim dhe garues në të gjitha nivelet e sportit në garat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, pra ambasadorë të vërtetë të Belgjikës».
Behar Sinani, do të ndërmarrë gjithashtu iniciativa në drejtimin e ruajtjës së vlerave dhe kulturave të ndryshme ashtu dhe për një trajtim të barabartë të të gjithve. Me Behar Sinanin si këshilltar komunal në komunën Jette, të drejtat e të gjithë qytetarëve do të mbrohen në mënyrë të fuqishme.