Sipas raportueses Doris Pack, Bosnjë–Hercegovina (BH) vëren një vonesë në raport me vendet e tjera të rajonit. Pack thekson se për të dalë nga kjo situatë, nevojitet një angazhim dhe një vullnet i hekurt i elitave politike me qëllim përqendrimin e përpjekjeve të tyre, për një vizion të qartë të drejtimit të përgjithshëm, që duhet të marrë vendi. Ajo ka nënvizuar gjithashtu, se duhet luftuar me më shumë vullnet kundër korrupsionit, për të mirën e qytetarëve.
Theksi mbi rezolutë, vihet mbi reformat e domosdoshme kushtetuese, të cilat janë më se urgjente, si në nivel federal, po ashtu dhe në nivel lokal, në mënyrë që Bosnja të shndërrohet në një demokraci krejtësisht funksionale. Vendi duhet gjithashtu të aplikojë vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të 2009-s, që ka lidhje me të drejtat e barabarta përballë minoriteteve. Elementë të tjerë, që vërehen, janë ofrimi i mundësive për veprim ndaj grave dhe të rinjve, reformimi i administratës publike dhe mirë përgatitja për aderimin e Kroacisë në BE.
Ndërkohë për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, negociatat do të fillojnë përpara korrikut. Sipas raportuesit mbi ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Richard Howitt, drejtuesit kanë treguar kurajën, që nevojitej për një marrëveshje midis Athinës dhe Shkupit. Ai u kërkoi Shteteve Anëtare të fillonin, menjëherë negociatat e aderimit me Shkupin.
Rezoluta vlerëson, se fillimi i negociatave të aderimit, mund të jetë një faktor evoluimi në raport me gjendjen aktuale, t’i japë një impuls pozitiv reformave të ardhshme dhe të përmirësojë marrëdhëniet me vendet fqinje. Teksti nënvizon gjithashtu, se çështja e emrit duhet të zgjidhet pa vonesë dhe precizon, se gjithë forcat politike duhet të respektojnë parlamentin kombëtar si një institucion demokratik esencial.