BB, prioritet e partneritetit me Shqipërinë

74

banka boteroreBordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi dhe publikoi këtë javë, kuadrin e partneritetit me Shqipërinë për pesë vitet e ardhshme, ku parashikon mbështetje përmes huadhënies për një vlerë totale prej 1.2 miliardë dollarësh.

Institucioni financiar ndërkombëtar në kuadër të partneriteti parashtron tre prioritete që janë faktor i rëndësishëm i këtij bashk[punimi 1-kthimi i balancave makroekonomike, 2-krijimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe 3-forcimi i manaxhimit të sektorit privat dhe ofrimit të shërbimeve.

Referuar prioritetit të parë, Banka Botërore thekson se duhet mbajtur parasysh ruajtja e nivelit të borxhit publik, menaxhimi i investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturën e transportit dhe ulja e nivelit të kredive të këqija.
Sipas grupit të Bankës Botërore, trajtimi i sfidave makro-fiskale dhe financiare është parakusht për vendin për të kaluar në një model të ri rritjeje.

Strategjia propozon tri objektiva të mbështetura nga një program i fortë ndërhyrjesh teknike dhe financiare për të zbatuar kuadrin makro-fiskal afatmesëm të dakordësuar. Një objektiv do të përqendrohet tek konsolidimi fiskal, duke reformuar fusha me detyrime fiskale të paqëndrueshme, të tilla si pensionet. Një tjetër objektiv do të përqendrohet tek rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë në financimin dhe menaxhimin e investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturë.

Ndërsa, objektivi i tretë do të trajtojë sektorin financiar . Përsa i përket krijimin e kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat do të ofrohet mbështetje transformuese për Shqipërinë, nëpërmjet pesë objektivave që janë krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë, ofrimi i energjisë së pastër, eficentë dhe financiarisht të qëndrueshme dhe formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të punës.

Gjithashtu, kuadri i partneritetit ndërmjet Bankës Botërore dhe Shqipërisë do të ketë një përparësi tjetër , forcimin e menaxhimit të sektorit privat dhe ofrimit të shërbimeve. Programi do të përqendrohet në mënyrë selektive në ndërhyrjet e lidhura me menaxhimin e sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve. Mbështetja synon në mënyrë më të drejtpërdrejtë besimin e qytetarëve tek qeverisja, forcimin e ofrimit të shërbimit, përmirësimin e ekzekutimit të shërbimit dhe aksesin në shërbimet bazë. Këtu përfshihet mbështetja për rritjen e sektorit privat nëpërmjet partneriteteve publike dhe private për t’u angazhuar në ekzekutimin e shërbimeve.