Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Rama për paaftësi, papërgjegjshmëri, konfliktual dhe se ka mbetur mbrapa shqiptarëve, botës dhe Europës.
“Mashtrimi dhe gënjeshtra, masat e marra prodhojnë rritje pasigurie, ulje investimesh, rritje çmimesh, etj. Kryeministri i plasaritur vazhdon të shpifë e trillojë. As nuk do të ketë legalizim falas, ashtu sikundër nuk ka shëndetësi falas. Por ka edhe një fatkeqësi tjetër, kthimin e konfliktualitetit agresiv politik në vend, që buron vetëm nga Edi Rama. Ai është i paaftë, i papërgjegjshëm dhe po mbetet përditë mbrapa shqiptarëve, botës dhe Evropës. Ne nuk do të përgjigjemi me konfliktualitet dhe urrejtje. Ju qytetarët e Vlorës keni treguar vizionin e demokratëve, edhe pse pësoni një humbje mos u dekurajoni, ju do të ktheheni sërish tek fitorja”, tha Basha.