“Akti normativ mbetet fakt, shkatërron konsensusin, marrëveshjen unanime me votën unanime në Kuvend për një nga tre ligjet e Brukselit. Të jeni të qartë asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do konsensus, nënshtrim, që opozita ti nënshtrohet vullnetit arbitrar, akti normativ zhbën një ligj votuar me 3/5. Opozita shqiptare do të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerës së konsensusit dhe ligjit, nëse me te vërtetë do dialog dhe konsensus për cdo problem që mendon se ka evidentuar në mënyrë të ligjshme opozita është e gatshme, por është ai që i ka prerë rrugën këtij dialogu, duke miratuar në errësirë aktin normativ”,- tha Basha.