Basha kërcënon qeverinë e re me protesta

51

basha2-1024x694Pas fjalës që Kryeministri i vendit Edi Rama, mbajti në foltoren e Parlamentit shqiptar dhe pas largimit të ish Kryeministrit Sali Berisha nga salla e Kuvendit duke e bojkotuar atë, vjen dhe reagimi i Kryetarit të PD-së, Lulëzim Basha.

Basha, në një Konferencë për shtyp ka deklaruar, se Rama mori një përgjigje të qytetëruar, duke kërcënuar se nesër dhe pasnesër çdo akt provokimi do të ketë përgjigje proporcionale në sallën e Kuvendit, në çdo shesh dhe në çdo rrugë.

“Rama sot mori përgjigje të qytetëruar, nesër dhe pasnesër çdo akt provokimi do të ketë përgjigje proporcionale në sallën e Kuvendit, në çdo shesh në çdo rrugë…”,- dekalroi Basha.

Me sa duket, Ministri, i cili ishte në krye të detyrës ku nga oborri i Kryeministrisë u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë kur ato po protestonin kundër qeverisë, po e kërkon mjetin demokratik të protestës, për të kërkuar atë që e gjykon si të drejtë opozitare.