Ban Ki-moon: Duhen dënuar sulmet kundër homoseksualëve

57

ban-ki-moon-2011-2-4-7-10-11Në fjalimin e tij në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar sulmet dhe diskriminimet kundër homoseksualëve. Komentet e tij në qytetin rus Soçi, u bënë para fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike Dimërore, që fillojnë nesër.

Ban Ki-moon tha se ne të gjithë duhet ta ngrinim zërin tonë kundër sulmeve ndaj lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transseksualëve, e të tjerëve, dhe shtoi se, ne duhet t’i kundërshtojmë arrestimet, burgosjet dhe kufizimet diskriminuese, me të cilat ata ballafaqohen.

Fjalimi i tij u bë në periudhën kur ka kritika ndërkombëtare në adresë të një ligji të Rusisë me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale. Kritikët thonë se ky legjislacion e ndalon çdo shprehje publike të mbështetjes për të drejtat e homoseksualëve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka siguruar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminim në gara. Ban Ki-moon, ka kërkuar nga palët e ndryshme në gjithë botën, që t’i ndalin luftimet gjatë Olimpiadës.