Prokuroria 24 vjet burg për të afërmit e Frrokut, vëllezërit Ndue e Jak Jaku

17

prokuroriaProkuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 12 vjet burg për Jak Jakun dhe 12 vjet heqje lirie për vëllain e tij Ndue Jaku, djemtë e dajës së biznesmenit Arben Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Vëllezërit Jaku akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Jak Jaku bashkë me të vëllanë, Ndue Jaku u vunë nën akuzë, pasi në shtëpinë e tyre u gjet një sasi municionesh dhe disa gramë lëndë narkotike.

Kontrolli në shtëpinë e Jakëve u krye mbrëmjen kur u qëllua për vdekje Dritan Lamaj dhe policia “zbarkoi” në shtëpitë e të afërmve të biznesmenit Arben Frroku.

Biznesmeni Arben Frroku ndodhet prapa hekurave që prej fundshkurtit të 2013, pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë, Dritan Lamaj. Ai u arrestua në Selanik dhe afro dhjetë muaj, zgjatën procedurat për ekstradimin e tij. Sa i përket motivit të krimit, sipas prokurorisë janë konfliktet publike, që Frroku ka patur me ish-drejtuesit e Komisariatit të Kombinatit.

Dritan Lamaj u qëllua për vdekje në makinën e tij vetëm 200 metra larg pallatit ku banonte. Autorët e vrasjes lëviznin me një makinë tip ‘BMW’, e cila u zbulua pak ditë pas ngjarjes dhe rezultoi të ishte e vjedhur në Durrës.