Athinë, kapet banda shqiptare që trafikonte kokainë

60

policia grekeNjë bandë shqiptare e trafikut të heroinës dhe kokainës është shkatërruar nga policia greke. Në sajë të një operacioni të zhvilluar në Athinë, janë arrestuar tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua. Tashmë në pranga kanë rënë dy burra përkatësisht nga 32 e 42 vjeç, si dhe një grua 35 vjeç.

Policia greke ka deklaruar se shqiptarët u kapën në flagrancë me 2 kg heroinë dhe 200 gr kokainë. Përpos lëndëve narkotike, shqiptarëve i’u sekuestruan edhe 12. 000 euro, një peshore dhe një makinë në cilësinë e provës materiale. Këta shtetas akuzohen për “posedim e trafikim droge”. Materialet procedurale, u dërguan në Prokurorinë e Athinës.