Gjithashtu, Edison Harizaj dyshohet se është i përfshirë edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.
Është gjetur një makinë e djegur
Ende nuk ka informacion se kush mund të ketë kryer atentatin, por në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.
Atentati nga më shumë se një person
Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.
Ndërkohë policia në një njoftim në orët e vona tha sqaroi se:
Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.