Nje i ri nga Laçi ka gjetur vdekjen në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Burime nga policia bejne te ditur se viktima është shtetasi me inicialet D.H., 31 vjeç. Ai po luante bixhoz me dy persona të cilët mbetën të plagosur, A.Velaj dhe A.Ismaili. Policia po punon për të zbardhur krimin e rëndë dhe për të identifikuar autorët. Pritet që të plagosurit të rrëfejnë për identitetin e tyre. Mësohet se Rama ka qenë në një tavolinë duke pirë kafe me dy persona të tjerë dhe duke luajtur letra, në një bar lagjeje në mes të zonës së Ish-kënetës, i njohur ndryshe si “Librazhdioti”. Dy atentatorët me motor dhe me kokore në kokë kanë zbritur me qetësinë më të madhe nga motori, në anë të rrugës në trotuar, te dera e lokalit kanë vendosur çantën, kanë nxjerrë automatikun e kanë montuar, kanë hyrë në lokal dhe kanë folur diçka me viktimën. Më pas e kanë goditur 31-vjeçarin me karrige lokali dhe i kanë vendosur automatikun në kokë dhe vetëm me një plumb e kanë ekzekutuar. Plumbat kanë kapur dy personat, të cilët mbetën të plagosur, Arnold Velaj, 32 vjeç dhe Alfons Ismaili, 50 vjeç. Më tej dy autorët janë larguar me shpejtësi para mbërritjes së policisë.
Policia e Durrësit ka shoqëruar 16 persona në përpjekje për të zbardhur vrasjen e 31-vjeçarit Robert Rama një natë më parë në Durrës. Policia ka dhënë detaje edhe për viktimën. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim për një grabitje me armë në Tepelenë që prej muajit mars. Ndërsa pas grabitjes viktima përdorte emër tjetër.