Hajrie Rondo, njihet si një nga aktoret e kinematografisë dhe e Teatrit shqiptar, që për vite me radhë na ka dhuruar kënaqësi, por sot ajo ka nevojë për ndihmë.
Sëmundja e rëndë, që ka prekur aktoren ka bërë që sot të startojë fushata e sensibilizimit për sigurimin e fondeve për shërimin e saj.
Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, fondacioni “Harpa”, organizata “Dea” dhe Parlamenti rinor, sot në mëngjes kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhjes së fondeve të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.
Një fushatë e tillë ka nisur edhe në rrjetin social “Facebook”.
Deputetja Majlinda Bufi thotë se kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera iniciativa. Bufi u bëri thirrje të gjithë që e njohin dhe e vlerësojnë Hajrien ta ndihmojnë që ajo të shërohet.