Air Albania është nisur sot në fluturimin e parë

64

Është nisur sot në fluturimin e parë ‘Air Albania’. Fluturimin e parë të testit të Air Albania do e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës.

Për të festuar këtë moment në Rinas ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Rama tha se janë zgjedhur pikërisht sutdentët e ekselencës pasi janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër, duke shprehur bindjen se do të jenë këmba e mbarë për kompaninë e fluturimit.

Edi Rama: “Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë.

Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka.

Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit.”

Marrëveshja trepalëshe është miratuar nga qeveria shqiptare më 11 shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare të mërkurën.

Marrëveshja thotë se Air Albania do të jetë nën pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%.

Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (rreth 800 euro), ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë USD.

Marrëveshja i jep gjithashtu kompanisë turke Turkish Airlines fuqi disproporcionale administrimi në krahasim me kuotat e aksioneve që disponon ndërsa i jep të drejtën që të propozojë administratorin, i cili duhet të miratohet nga asambleja e aksionerëve. E drejta e propozimit i takon aksionerit turk që ka 49% të aksioneve, pavarësisht se dy aksionerët e tjerë kontrollojnë shumicën e thjeshtë prej 51% të aksioneve sëbashku