Mjeku – Ka ikur ai (mjeku i Tiranës) sot se erdhe vonë.
Pacienti – Po mirë nuk mund ti telefonosh të shkojmë ditë tjetër?
Mjeku – Mbas festave. Ai vetëm ditë të mërkure është.
Pacienti – Nuk e mbuloj dot për 1 milion e gjysëm sa më the.
Mjeku – Kjo punë zgjidhet ndryshe. Të paktën një 400-ëshe do e lere.
Mjeku – 100-ëshe ne, 100 këtu, 100 tek Tani, 100 tek unë. Cfarë të të them unë?
Pacienti – Po ti më the do 200 në Tiranë o burrë i dheut.
Mjeku – Do flas unë, do të ta ul.
Mjeku – Do vish të martën, do marr unë doktorin do t’i them ma mbaro këtë punë. 100-ështe tek doktori, pastaj do vish këtu të plotësojmë këtë.
Mjeku – Aty pastaj do (lek) e di ti është Keli, Tani, unë…
Mjeku – Ik dhe herë tjetër hajde me kështu… Unë kujtova se kupton ti.
Mjeku – Mos përmend emra në celular…
Pacienti – Bëj eko më tha ai dhe të plotësoj epikrizën.
Mjeku – Do shkojmë të bëjmë ekon atje, të jap nja dy filma unë. Si t’a gjejmë se duhen bërë keq, me mpiksje gjaku. Hajde, do shkojmë atje tek klinika ime.
Tek klinika e mjekut
Mjeku – Ty të është holluar me tepër këmba (e shëndoshë) se tjetra.
Mjeku i ben eko dhe i ploteson kartelën pacientit
Mjeku – Tani kjo mund të sajojë ndonnjë gjë aty. Nuk është reale, por i kam shkruar të paktën këtu. Është me spec një çikë kjo histori se janë dhe filmat e pastër që nxorra.
Mjeku – Duhen dhe analizat e yndyrnave pak të shpjegohen, të mpiksjes së gjakut se duhen bërë keq ato dhe të transkriptohen tek fletëdrejtimi për kemp. Do t’i sajoj unë.
Mjeku – E takove Kelin?
Pacienti – Po.
Mjeku – Në ç’formë e takove?
Pacienti – Sa ikëm bashkë vajtëm atje.
Mjeku – Tani ai do kafe.
Pacienti – Po po pa merak.
Pacienti – T’ia japim që tani?
Mjeku – Do një dyqindëshe, Keli. Do ia coj unë që sot se nesër është në kemp edhe 100 unë, 100 Tani.