Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktet terroriste që ndodhën së fundmi në një stacion treni dhe në një trolejbus në qytetin rus të Vollgogradit, që shkaktuan viktima në njerëz e shumë të plagosur.
Ajo i shpreh me këtë rast ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.
Ngjarje të tilla tragjike ndaj njerëzve të pafajshëm tregojnë qartë se lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, shpreh vendosmërinë dhe angazhimin e saj për të luftuar të gjitha format e terrorizmit ndërkombëtar.



