Basha, në një Konferencë për shtyp ka deklaruar, se Rama mori një përgjigje të qytetëruar, duke kërcënuar se nesër dhe pasnesër çdo akt provokimi do të ketë përgjigje proporcionale në sallën e Kuvendit, në çdo shesh dhe në çdo rrugë.
“Rama sot mori përgjigje të qytetëruar, nesër dhe pasnesër çdo akt provokimi do të ketë përgjigje proporcionale në sallën e Kuvendit, në çdo shesh në çdo rrugë…”,- dekalroi Basha.
Me sa duket, Ministri, i cili ishte në krye të detyrës ku nga oborri i Kryeministrisë u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë kur ato po protestonin kundër qeverisë, po e kërkon mjetin demokratik të protestës, për të kërkuar atë që e gjykon si të drejtë opozitare.