selia-sssDrejtori për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur, është takuar sot paradite me liderin e Partisë Socialiste Rama, në selinë e PS, i shoqëruar edhe nga ambasadori Arvizu. Agjenda e takimeve të përfaqësuesit të DASH, filloi me liderin e opozitës dhe më pas do të vazhdojë me takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi dhe vetëm ditën e nesërme ai ka rezervuar një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha.

Pas takimit që u zhvillua, Rama deklaroi se është diskutuar për çështjet më të nxehta, si ajo e rrënimit të KQZ, i cili duhet të jetë një institucion i pavarur. Ai tha gjithashtu se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. U theksua domosdoshmëria që këto zgjedhje të mos kenë arsye që nesër të jenë të papranueshme dhe se duhen bërë përpjekje që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të pacenueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here