Ndërsa ka zhvilluar një kënd fjale në Llakatund të Vlorës, kryesocialisti Rama tha se pas 23 qershorit do të zgjidhet ato të cilat ai i cilësoi si krime me kalimin e pronës,
“Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posaçërisht në bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Janë bërë krime me kalimin e pronave dhe nuk do të tolerohen më. Ka mungesë ndërveprimi të pushteti lokal me atë qendror për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Rama.
Kreu i PS-së i bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë vetëm Parinë Socialiste si alternative e vetme për të zgjidhur problemet e tyre dhe jo kandidatin e pavaruar Arben Malajn apo për PD-në.
“Adresa të tjera nuk të zgjidhën asgjë. Votat kanë vlerë vetëm kur janë në numrin 29 për Partinë Socialiste. Arben Malajn ta keni mik, t’i hapni derën e shtëpisë tuaj. Ta ndihmoni që të kuptoj që nuk është çështje miqësie vota por investimi juaj për të marrë certifikatën e tokës, për të zgjidhur problemin e dritave dhe të ujit, për heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore. Për këtë është vota dhe për ketë nuk të ndihmon as Arben Malja dhe as Saliu por vetëm Partia Socialiste” tha Rama.