Kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht realizimin e këtij projekti, që synon përmirësimin e trafikut në kryeqytet, gjendja e të cilit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se falë ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vitet e fundit, më kryesori sistemi i sheshit “Skënderbej”, është arritur të përmirësohet cilësia e ajrit.
“Ndotja e ajrit në sheshin e qytetit dhe te ‘21 Dhjetori’ e tejkalonte 2-3 herë çdo lloj limiti dhe kalonte në nivelet e rrezikut edhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më sot. Këto aparatura tregojnë se sot qytetarët e Tiranës thithin ajër të atyre standardeve dhe normave si në qytetet miqësore ndaj mjedisit”, tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe angazhimin e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, i cili po bën realitet iniciativën e shpallur prej vetë atij dhe Partisë Demokratike – Tirana një qyteti shëndetshëm.
“Sot është kënaqësi e madhe për mua t’ju afirmoj se qeveria do të mbështesë vendosmërisht, si një interes kombëtar, çdo projekt të madh në këtë qytet”, tha Kryeministri Berisha. “Ne, – theksoi Kryeministri, – do të bëjmë gjithçka për të ngritur Tiranën në lartësinë e ëndrrës së qytetarëve të saj”/al.bl/