Në fjalën e tij, Fuga u ndal në tre çështje kryesore.
“Së pari jam skeptik ndaj përdorimit të modelit Anglo-sankson, pas ky i përket një terminologjie kulturore, por nuk dua të ndalem këtu sepse është çështje perceptimi. Drafti thotë se nësë Arsimi është një e mirë publike që rregullohet nga konkurrenca, si mund kjo të menaxhohet nga njerëz të tjerë të emëruar dhe jo nga trupa pedagogjike, kur trupa pedagogjike është në brendësi të funksionomit e përgjegjësisë së punës”, u shpreh Fuga.
Në pjesën e dytë , Fuga u ndal tek pjesa e menaxhimit. “Ka një koncept që thuhet se, këto trupa menaxhese do i përkasin personalitetit të biznesit. Unë e kuptoj shumë mirë qeverinë për të rritur buxhetin, duke përfshirë edhe biznesin, por nuk mund të përfshihet në menaxhim një përsonalitetet që nuk i përket fushës specifike, pasi dhe në vete vendet e zhvilluara funksionon që një punë të jetë e suksesmë dikush që mban një pozicion të caktuar të mund të jetë i specializuar në atë fushë”, sqaroi Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga.
Në pjesën e fundit, Fuga u ndal në çështjen e shpenzimeve e studentëve që do të kalojnë tek kostot. “Thuhet që janë hedhur para, dhe në të vërtetetë janë hedhur, por si mund të ketë meritokraci në momentin që një student i cili mbaron bachelor me mesatare 5, kalon në master njësoj me një student me mesatare 9.Pjesa më e madhe e studentëve, rreth 80% të tyre nuk punojnë në profesionet që kanë mbaruar” .
Dhe pjesa që dua të theksoj , sqaron Fuga është që “nuk mund të meren në punë pedagogë pa doktoraturë, pse duhet të punësohet një pedagog, kur nuk ka marë titullin Doktor”.
Sipas tij, ka nevojë për nje mendim alternative dhe jo për krizë sepse nësë nuk rishikohet drafti atëhëre ky është momenti i duhur.