Matura shtetërore, sot afati i fundit për formularët

64

studente prishtineSot është afati i fundit për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë plotësuar formularin A1, për të ndjekur studimet e larta. Ndërsa datat përkatësisht 30 dhe 31 mars, janë ditët e fundit për korrigjimin e tyre. Në udhëzimin më të fundit  të publikuar nga Ministria e Arsimit, parashikohet që kandidatët të cilët kanë përfunduar matuurën para vitit 2014, duhet të plotësojnë formularin A1Z. Sipas MASH, plotësimi I formularit për të vjetrit e maturës do të vijojë sipas kalendarit të përcaktuar për cdo rreth, deri në ditën e sotme. Për të rihyrë në garë, janë të detyruar që të plotësojnë një sërë kushtesh. Nëse në provimet me zgjedhje të dhëna gjatë viteve të shkuara, maturantët nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme, ata nuk kanë të drejtë që t’i rijapin provimet për të marrë nota më të mira. Kjo vetëm me përjashtim të rasteve në të cilat maturantët kanë rezultuar mbetës. Rregullorja përcakton se kandidatët e Maturës Shtetërore 2006 – 2013, aplikojnë për pranimet në universitetet publike bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të maturës, nëse pas verifikimit që bëhet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve rezulton se ata nuk janë shpallur fitues në asnjë fakultetet gjatë viteve të shkuara, mund të jenë shpallur fitues, por nuk janë regjistruar në fakultet, si dhe në rastet kur janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik.

Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e me tej, ai duhet të ketë marrë paraprakisht miratimin nga MASH për të vijuar procedurat e kësaj pike. Regjistrimi i maturantëve të vjetër për provimet e maturës bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm, ose në komisionet e maturës shtetërore që gjendet pranë vendbanimit të tyre, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Per maturantwt para 2014 ka disa kritere te percaktuara nga MASH si: “Kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme në vitet 2006 – 2014, aplikojnë për të ndjekur universitetin bazuar vetëm në rezultatet e viteve të mëparshme të Maturës Shtetërore. Kandidatet nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta se sa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i vitit të fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë do të merren koeficientet e përcaktuar për maturën e 2014-ës.