Burime nga Ministria e Integrimit Evropian theksojnë se kjo ministri do të ketë rol koordinues në këtë nismë duke monitoruar të gjitha aspektet e këtyre trajnimeve lidhur me direktivat dhe standardet për integrim.
Sipas MIE, për të diskutuar më gjerësisht për këtëiniciativë, Kryeministri Edi Rama, me mbështetjen e ministres së MIE, Klajda Gjosha dhe ministres së Inovacionit dhe Administratës Milena Harito, organizoi një takim në sallën e Hartave në Kryeministri.
Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e ambasadorëve të huaj në Shqipëri, të gjithë trajnerëve TOT të përzgjedhur nga institucionet respektive dhe ekspertëve të huaj përzgjedhur për këtë qëllim.