7 arrestime për terrorizëm, dyshohet se rekrutonin njerëz për në Siri

52

policiaNjë superoperacion i FNSH-së dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka vënë në pranga 7 persona të cilët akuzohen për terrorizëm.

Sipas informacioneve, operacioni është zhvilluar në 4 qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd ndërsa mes të arrestuarve ndodhet edhe imami i një xhamie.

Mësohet se arrestimi i 7 personave është bërë pas përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, fishekë dhe lëndë eksplozive të cilët dyshohen se do të përdoreshin në konfliktin e Sirisë.

Gjithashtu dyshohet se të arrestuarit janë përfshirë në një aktivitet terrorist që i predikonin besimtarëve myslimanë të shkonin për të luftuar në Siri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin ndaj 7 personave të dyshuar, pas vrasjes së dy shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda të japë më shumë detaje për operacionin dhe identitetin e të arrestuarve.