Kroacia organizoi zgjedhjet të dielën e kaluar, për të përcaktuar 12 eurodeputetë. Eurodeputetët do të marrin këtë funksion, më 1 korrik 2013. Ato do të qëndrojnë si deputetë deri më 14 maj 2014, kur Parlamenti Europian pritet të rizgjidhet sërish. Zgjedhjet shënuan një abstenim të ndjeshëm, që shpjegohet nga dy faktorë kryesorë, euroskepticizmin dhe gjendjen jo të mirë ekonomike në vend. Partia në pushtet nuk arriti të fitonte shumicën, duke bërë kalimin në një përparësi të lehtë të krahut opozitar.
Fushata elektorale duket, se, nuk ka tërhequr shumë votues drejt kutive të votimit dhe se vetëm, 1 në 5 kroatë, të cilët kishin të drejtën e votës, votuan. Zgjedhjet shënuan 750.000 votues për 12 deputetë europianë, qe llogariten të jenë, vetëm gjysma e atyre, të cilët votuan më janar 2012, për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Mbyllja e votimit të dielën në darkë, konstatoi se partitë opozitare, pra lista e partive konservative në opozitë (HDZ) kishte fituar me shumë pak diferencë, vetëm 33%, kundrejt 32% të Partisë Social-Demokrate (SDP) në pushtet. Opozita, cilësohet të ketë bërë një punë më të mirë për mobilizimin e votuesve, se, sa partia Social-Demokrate e shumicës qeverisëse.
Partitë Konservatore, morën gjysmën e karrigeve të deputetëve, kundrejt 5 karrigeve të SDP dhe 1 karrige për Partinë e Punës të krahut të majtë, e cila fitoi afërsisht 6% të votave. Nga 28 grupe, që prezantoi lista kombëtare, asnjë parti tjetër nuk arriti një rezultat të mjaftueshëm për të dërguar një deputet, në Parlamentin Europian dhe për shkak të abstenimeve të mëdha përgjatë pjesës euroskeptike të popullatës kroate, asnjë eurodeputet nuk do të përfaqësojë interesat e tyre në Parlamentin Europian. Në një vend të goditur nga kriza, ku të paktën një e katërta e punëtorëve janë të papunë, shumë votues ishin optimistë në lidhje me perspektivën e anëtarësimit në BE.
Eurodeputeti i zgjedhur Tonino Picula, i Partisë Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve u shpreh, se, ndjehet pak i zhgënjyer, që lista e partisë së tij, nuk ishte qartësisht fituese, por gjithsesi, ai garantoi se vlerat, do të jua transmetojnë popullit kroat, nëpërmjet transferimit në Strasburg dhe Bruksel, duke shpresuar në këtë mënyrë, në një reagim më efikas të popullit kroat, në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian.
Eurodeputetët kroatë të sapo zgjedhur, do të jenë në këtë funksion për 10 muaj, nga 1 korriku i këtij viti, deri në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, më 14 maj 2014 dhe shumë prej tyre mund të rikandidojnë sërish.