Publikuar Ne: 9 Mars 2014
61 shikime
AKTUALITET / EKONOMI / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Tregtia, më shumë shkëmbime me Turqinë e Kinën

euroViti 2013-të shënoi për herë të parë pas dy dekadash zbritjen në vendin e katërt të Greqisë në renditjen e partnerëve tanë tregtarë. Kështu tregu ynë, gjithnjë e më shumë po sheh vende të tjera, të cilat siç thonë dhe sipërmarrësit janë më të rregullta në pagesa por edhe më fitimprurëse. Kriza në shtetin fqinjë bëri që shumë ndërmarrje në jug të vendit të mbylleshin, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre arriti të mbijetojë duke kërkuar tregje të reja.

Përfaqësuesi i biznesit fason Flamur Hoxha thotë se “që prej 2008-ës dhe deri tani jugu i vendit ka qenë keq me lidhjen e kontratave të reja, pothuajse të gjitha ndërmarrjet që kishin marrëdhënie me tregtarë grekë u mbyllën…” Ndodhemi në një ndërmarrje shqiptare e cila prodhon veshje, destinacioni i tyre tashmë ka për synim Francën, Gjermaninë, por edhe Kinën e largët. Teknologjia e informacionit, ka zbehur ndikimin e afërsisë gjeografike që dikur na mbante të lidhur me Italinë dhe Greqinë.

Siç e pranojnë edhe vetë bizneset që merren me eksport, tashmë mundësitë e promovimit përmes internetit po afrojnë në Shqipëri sipërmarrës nga e gjithë harta e botës, të cilët nuk kishin shkelur më parë këtu. “Na kanë parë në faqen e internetit dhe kanë zbritur në terren për të na kërkuar, nuk jemi si më parë që kishim vetëm disa telefonata dhe asgjë konkrete. Është një treg global ….” Sipas të dhënave të INSTAT-it, tashmë Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare me Italinë, Turqinë dhe Kinën, duke lënë shtetin grek në vendin e katërt.

62 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok