Publikuar Ne: 4 Prill 2014
98 shikime
Lajmet e fundit / SPORT | By albaniaplus

Tirana: Paguajnë disa bileta

QemalStafaStadiumTiranaÇmimi i biletës për tifozët e Tiranës në ndeshjen ndaj Skënderbeut është kthyer në një çështje diskutimi gjatë gjithë javës. Nga çmimi i papranueshëm i biletës, e vendosur nga drejtuesit e Skënderbeut, lojtarët e Tiranës janë të gatshëm të ndërmarrin një iniciativë në ndihmë të tifozëve. Skuadra bardheblu do të grumbullojë një shumë parash për të blerë disa bileta dhe për t’ia vënë në dispozicion tifozërisë. Duke qenë se shuma prej një mijë lekësh të reja që është vendosur të kushtojë bileta për tifozët e Tiranës në sektorin që ndodhet pas portës, duket e ekzagjeruar nga lojtarët të cilët kanë vendosur që të ndërmarrin një veprim. Në skuadër është hedhur ideja që vetë lojtarët të grumbullojnë një shumë parash që të mund të blejnë disa bileta për këtë takim.

Nevoja për një numër të lartë tifozësh në stadium, ka bërë që edhe vetë lojtarët të vihen në ndihmë të tifozëve. Nisma e lojtarëve do të ndiqet edhe nga klubi kryeqytetas dhe do të bëhet një iniciativë thuajse “institucionale”. Nga skuadra e Skënderbeut është vënë në dispozicion një tribunë pas portave dhe jo vetëm pjesa e rezervuar zakonisht për miqtë. Lojtarët presin që vetë klubi të arrijë të negociojë për çmimin e biletave për tifozët, por nëse nuk do të jetë e suksesshme, futbollistët janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për tifozët.

99 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok