Publikuar Ne: 8 Qershor 2016
463 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Tahiri: Aliaj është gjyqtari i riemëruar për të kryer porositë politike

saimir-tahiri-565x421Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon mbrojtjen publike të Haki Çakos, deri dje me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i pezulluar me vendim të Gjykatës së Tiranës
Sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 1 vjetori të Komisariatit dixhital Saimir Tahiri sulmoi me akuza të ashpra gjyqtarin Ardian Aliaj i cili ka firmosur vendimin.
Tahiri tha se gjyqtari, Arjan Aliaj që pezulloi Cakon është gjyqtari i shkarkuar se liroi përdhunues dhe vrasës dhe riemëruar për të kryer porositë politike. Sipas ministrit, reforma në drejtësi është një nevojë urgjente për të çmontuar këtë sistem të kalbur të drejtësisë.
Saimir Tahiri: Dje publiku u bë me dije për një vendim gjykate për pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit. Por kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Patrimtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajon institucionale për të shkelur ligjin dhe dhënë një vendim politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që nuk duan reformën në drejtësi
Sipas Tahirit Aliaj që “ka liruar vrasës e përdhunues sot i shërben porositësve politikë. Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve të korruptuar në sistemin e drejtësisë”
Për Tahirin sistemi i drejtësisë është i kalbur i cili duhet zhdukur “vetëm me një tërmet në themel, për të mos pasur asnjë xhep apo bunker ku Aliaj apo të tjerë si Aliaj të fshihen kur lirojnë vrasës dhe dhunues”

Saimir Tahiri tha: Beteja jonë për reformimin e sistemit të drejtësisë sapo ka nisur. Por dhe beteja jonë për turpërimin publiktë të gjithë atyre në prokurori apo gjykatë për gjithçka kanë bërë sapo ka nisur. Ne jemi shumë të vendosur ti tregojmë publikut gjithçka sepse jemi të bindur se publiku duhet të dijë kë ka prokuror, gjyqtarë, çfarë pasurie kanë? Si e fitojnë jetesën? Çfarë vendimesh marrin në detyrë? Si jetojnë, Cfarë bëjnë për të kuptuar kush është i korruptuar dhe i ndershëm. Publiku duhet të dijë kush nga këta meriton të jetë funksionar publik që i shërben qytetarëve dhe kush nga këta meriton të turpërohet publikisht si shërbëtor politik, që shkarkohet si Aliaj i djeshëm se liron vrasës dhe prokurorë dhe riemërohet për ti shërbyer tutorëve politikë. Ne këtë sistem nuk e pranojmë e refuzojmë.

464 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok