Publikuar Ne: 13 Mars 2014
57 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Spiropali në Bruksel, takon kreun e DG TAXUD, Zourek

elisa2-spiropaliDrejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Drejtorin e Pergjithshem te Taksave dhe Unionit Doganor te Bashkimit Europian (DG TAXUD), Heinz Zourek, ku u diskutua mbi projektet e qeverisë shqiptare dhe administratës doganore.
Spiropali bëri të ditur se gjtë takimit u diskutua edhe për Draft Kodin e ri Doganor. Ajo informoi z. Zourek se Darft Kodi i Doganor u përfundua nga ekspertët e doganës në 4 muaj. Sipas saj, Draft Kodi i Ri Doganor është praktika e re dhe e unifikuar e doganës shqiptare me sistemin doganor europian. “Jam krenare që në vetëm gjashtë muaj, qeveria e lindur nga aspirata e rilindjes, vendos një gur kaq të rëndë themeli për një rrugë krejt të re marrëdhëniesh europiane mes biznesit dhe doganës”, thekson Spiropali.
Projekti i dytë i rëndësishëm për te cilin Spiropali diskutoi me kreun e Taksave dhe Unionit Doganor të BE-së, ishte edhe ai i krijimit të njës sporteli të vetëm doganor. Sipas Spiropalit, “sporteli i vetëm doganor”, (Single window), ështe një sistem telematik shkëmbimi informacioni që modernizon më tej doganën dhe administratën e 15 institucioneve të përfshira. “Sporteli i vetem po rezulton një nga praktikat më të suksesshme në BE dhe adoptimi i tij do sillte avantazhe për transparencë në administratë”, shkruan Spiropali.
Mbi të gjitha, thekson ajo, takimi ishte një vlerësim për luftën kundër korrupsionit dhe reformimit sistemik të administratës doganore. “Lejomëni në fund të nënvizoj se unifikimi i praktikave nuk ishte ende një kërkesë detyruese e BE-së, por është prova se BE për ne nuk është një rrugë për diku, por një udhëtim brenda vetes për të ndërtuar Shqipërinë Europiane, shtetin europian të shqiptarëve”, shkruan më tej Spiropali.

58 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok