Publikuar Ne: 16 Prill 2014
75 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Rama shpreh mirënjohje për Berishën

kukesi3Ditën e sotme në Kukës u kujtua 15-vjetori i eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin krerët e shtetit të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare, shprehu një mirënjohje të thellë për presidentët e SHBA-ve, për BE-në, dhe NATO-n. Gjithashtu, Rama vlerësoi roli dhe kontributin e ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, në pavarësinë  e Kosovës.

“Kur e sheh me sytë e sotëm të shkuarën e 15 viteve më parë duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. Në një anë të kufirit, një vend shumë i brishtë i dalë nga një rrënim ekonomik si ai i vitit ’97, me një qeveri në krye të së cilës ishte një djalë 30 vjeç dhe nga ana tjetër e kufirit në errësirën e një diktature gjithnjë e më barbare, një përpjekje e zgjatur e zgjatur në kohë e sakrifica që shtrihej nga ekzistenca e Ibrahim Rugovës, që shtrihej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga ana tjetër ushtria vrasëse e Millosheviç, dhe nga ana tjetër aleanca e madhe që iu bashkua krah për krah shqiptarëve, por gjithnjë në kushtet kur fundi nuk dihej. Dhe ajo që bën shqiptarët e zakonshëm, ajo që bëri qeveria shqiptare, në një vend të ri tërësisht të brishtë, garantoi që aleanca e madhe të shkonte përpara pa frikën e lëkundjeve të opinionit publik në Europë. Kryeministrit Thaçi foli për prapavijën e Shqipërisë. Ai e kujton atë prapavijë dhe sinergji të pazakontë, sepse pa ato do të ishte e pamundur të shkoje përpara, ku e gjithë aleanca të shkoje para falë asaj prapavije që shkoi Shqipëria, falë lidershipit të z.Majko”.

“Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD-në, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill, por fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve”, tha kryeministri.

Më tej Rama ndau me të pranishmit momentet e takimit në Berlin me kancelarin Angela Merkel. Kreu i qeverisë shqiptare tregoi sesi u bisedua për Ballkanin e paqes.

“Dua të ndaj me ju një moment, një fjalë që pata me kancelarin Merkel që lidhet pikërisht me çka po flasim. Që lidhet pikërisht me atë që askënd nuk ishte e imagjinueshme që të ndodhte që në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore vetëm pak vite nga kjo luftë që ndodhi, e tmerrshme që përjetuan, Ballkani të gjendej në paqe. Dhe ne të gjithë dhe përfshirë kryeministrin e Kosovës, përfshirë dhe atë të Serbisë të gjendeshim në Londër, jo si do të ndahen territoret as si do merret një armëpushim, as për të diskutuar për të bërë këtë apo atë aspekt të luftës, por për të diskutuar se çfarë do bëjmë me paqen.

Një paqe që është shumë e madhe për shpatullat e brishta për secilin nga vendet e rajonit tonë. Është një paqe që kërkon më shumë Europën në rajon, që kërkon më shumë bashkëveprim mes nesh për të kapërcyer ato pengesa që mes nesh nuk bëhen për t’i kapërcyer, ato ambicie legjitime që secila qeveri më vete dhe aq më pak pastaj apo dy qeveritë tona e kanë të pamundur ti arrijnë pa këtë sinergji pa këtë veprim. Kjo është një kohë e re që na bën të reflektojmë për të ardhmen dhe për kohën që nuk pret për integrimin.

Jam i bindur që kjo qasje e jona që e merr të gjithë forcën e vet nga vizioni dhe kurajoja e kryeministrit të Kosovës për t’u ulur në një tryezë me armiqtë e deridjeshëm, për të hapur rrugën me ata që deri dje ishin sundimtarë në tokën e shqiptarëve, sepse pa atë hap të jashtëzakonshëm përpara sot ne nuk do kishim forcën për tu bërë të gjithë së bashku avokat të një Ballkani të ri, rajoni të ri të një bashkëjetese të re. Që ndjehemi mirë, që qeveria e Kosovës e mëshiroi si një ecje, në një rrugë të përbashkët për të kthyer këtë kohë të re në një bashkëpunim shqiptar dhe rajonal në një hapësirë tej kufijve që e përjetojmë sot në këtë 15-vjetor, që ishte dita që e bashkoi në fillim Shqipërinë me Kosovën që e pati me siguri shtysën e vet”.

76 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok