Publikuar Ne: 15 Mars 2014
57 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Një grua kallëzon Armand Çekën: Më mori 11 mijë euro

policiaArmand Çeka, biznesmeni 36-vjeçar që i mbijetoi, ndonëse me pasoja, një atentati të frikshëm në mes të Tiranës mëngjesit e 26 shkurtit, është kallëzuar nga një grua. Kallëzimi është kryer nga një grua dhe mësohet se është regjistruar në javën e parë të marsit. Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për biznesmenin e gjymtuar nga ajo pritë fatale ku u plagos Çeka dhe një i ri që ishte i punësuari i tij. Biznesmeni është paditur nga shtetësja M. Abedini, 41 vjeçe, e cila ka depozituar në polici një kontratë noteriale ku, katër vite më parë, Çeka i ka marrë shumën prej 11 mijë eurosh dhe nuk ia ka kthyer.

Gruaja është banuese e zonës së Don Boskos dhe mësohet se ajo ka kontaktuar disa herë me Çekën në lidhje me kthimin e shumës së valutës, por kjo gjë nuk kishte ndodhur deri ditën që ajo është paraqitur në polici dhe ka treguar me fakte se çfarë ka ndodhur mes saj dhe biznesmenit të ndërtimit. Në fakt ndaj Çekës u fol se ka patur me dhjetëra raste denoncimi aktesh që kanë të bëjnë pikërisht me marrje borxhesh në shuma të mëdha si dhe të shitjeve të shtëpive në persona të ndryshëm. Madje edhe pas atentatit brutal që iu ribë në fundin e shkurtit, ndërsa hapte derën e lokalit të të tij, grupi i hetimit u përqendruar pikërisht në dyshimet se akti i rëndë terrorist kishte si motiv pikërisht shumat e mëdha  të borxheve dhe të konflikteve që kishte biznesmeni.

 Procedimi 

Nga të dhënat e Policisë së Tiranës bëhet me dije se më datë 12.03.2013, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Armand Çeka, banues në “Rrugën Budi”. Sipas policisë ky procedim ka nisur sepse 4 vite më parë, në bazë të një kontrate noteriale i ka marrë një shumë prej 11.000 euro dhe nuk i’a ka kthyer shtetases M. K. Abedini, e datëlindjes 01.06.1973, banuese në rrugën “Don Bosko” Tiranë, me arsim të lartë.

Sipas burimeve, mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “mashtrimit”. Një grup i seksionit kundër krimit-ekonomik do të hetojnë këtë çështje për të mësuar se si qëndron e vërteta e marrjes së kësaj shume nga ana e biznesmenit, ndërkohë që gruaja ka dëshmuar me hollësi të gjitha tentativat që ka kryer për të bërë të mundur që biznesmeni t`i kthejë paratë. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pas më shumë se dy javësh nga shpërthimi i tritolit të vënë në derën e lokalit ku u plagos Çeka, juristi Julian Çela dhe një tjetër, ende nuk ka një autor. Madje grupi i hetimit nuk ka bërë me dije as se cili ka qenë motivi i pritës, ku Çela dhe Çeka u gjymtuan, paçka se për fatin e dy djemve të plagosur u kryen hetime intensive.

58 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok