Ndahet nga jeta Safet Berisha, ish kapiteni legjendar i Partizanit

102

safet-berishaNdahet nga jeta Safet Berisha ish kapiteni legjendar i Partizanit. Ai humbi jetën mëngjesin e sotëm në moshën 66 vjeçare pasi vuante së fundi nga një sëmundje e rëndë në shtetin fqinj Itali në qytetin e Arecos .
Berisha, ishte futbollist i njohur i viteve 1968-1983
Safet Berisha i lindur në Durrës në 11 nëntor 1949 ka qenë një prej qendërmbrojtësve emblemë të Partizanit dhe ekipit tonë Përfaqësues. Me fanelën e Partizanit,Berisha koleksionoi 3 Tituj kampionë , 4 Kupa Republike, dhe fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970.
Berisha shënon edhe 21 prezenca në radhët e ekipit tone Kombëtar . Në vitin1978 Safet Berisha është vlerësuar edhe me Titullin”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, si dhe në 70-të Vjetorin e Themelimit të Klubit u dekorua me “Medaljen e Meritës”.
Klubi i Futbollit Partizani, i cili njoftoi lajmin e hidhur përmes një postimi në facebook shprehu dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Berisha konsiderohej si një ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e klubit të Partizanit , me ngjyrat e të cilit u shpall edhe 3 herë kampion Shqipërie dhe një herë kampion Ballkani. Safet Berisha është dekoruar me titullin “mjeshtër i merituar i sportit” dhe gjithashtu është shpërblyer edhe me “medaljen e meritës” për arritjet e tij në futboll.