Publikuar Ne: 15 Janar 2014
34 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

MB: Hetime për rastin e punëtorëve shqiptarë në Afrikë

tahiriMinistria e Brendshme ka reaguar lidhur me rastin e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë. Përmes një deklarate për mediat, MB thekson se rastet e trajtuara në media, që kanë lidhje me trafikimin e personave janë marrë në konsideratë dhe po trajtohen si në aspektin penal, ashtu edhe në atë social të mbrojtjes dhe asistencës.

“Çështja e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë po trajtohet me angazhimin maksimal nga ana e Policisë së Shtetit dhe rasti është regjistruar si procedim penal për veprat penale të trafikimit të personave në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal. Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk mund të jepen hollësi të mëtejshme rreth saj” thekson MB.

Për rastin në fjalë, Inspektorati Shtetëror i Punës aktualisht është duke ushtruar detyrimin ligjor të inspektimit ndaj subjektit përkatës. Proceset do të vijojnë paralelisht deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se sëbashku me Koordinatorin Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave janë të angazhuar maksimalisht në luftën kundër trafikimit të personave të rritur dhe të mitur, si edhe në mbrojtjen dhe asistencën ndaj viktimave të këtij krimi.

35 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok