Publikuar Ne: 6 Janar 2014
57 shikime
BOTA | By albaniaplus

Luftimet në Irak, 34 të vdekur dhe 58 të plagosur

Irak luftime34 persona kanë gjetur vdekjen dhe 58 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve mes forcave irakiane dhe ekstremistëve që kanë lidhje me Al-Qaeda, të cilët kanë marrë nën kontroll dy qytete në Irakun perëndimor.

Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare ndërmorën goditje ajrore dje në Ramadi. Por banorët thonë se në Falluxha ka qenë qetësi që nga mbrëmja e së shtunës.

Ekstremistë pro grupit etnik Suni dhe ekstremistë pro-al-Qaidës morën nën kontroll dy qytetet, Ramadi dhe Falluxha javën e kaluar. Ata janë përleshur me forcat qeveritare dhe luftëtarë fisnorë, aleatë të ushtrisë, ndër të cilët edhe suni që kundërshtojnë grupet ekstremiste.

Gjeneral Lejtnanti Rasheed Fleih, i cili udhëheq Komandën Ushtarake për provincën Anbar, thotë se do të duhen disa ditë para se të rimarrin nën kontroll dy qytetet.

Po dje, shpërthime me makina bombë lanë të paktën 19 të vrarë në Bagdat.

Dhuna ndërmjet qeverisë irakiane të udhëhequr nga shiitët dhe pakicës suni ka shkaktuar mijëra të vrarë gjatë vitit të kaluar.

58 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok