Publikuar Ne: 2 Qershor 2015
314 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Bushati në Suedi për vizitë pune

Ditmir-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka udhëtuar për një vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Suedisë, gjatë së cilës ai zhvilloi takime me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit suedez, Urban Ahlin, me ministren për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Isabella Lövin dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Cecilia Björner. Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime me deputetë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit suedez si dhe me përfaqësues të kompanive suedeze të interesuara për të investuar në Shqipëri.

IMG_5318Gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme Wallström u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ekonomik. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë në BE ishte në qendër të diskutimit të ministrit Bushati me homologen e Wallström. Duke vlerësuar mbështetjen konstante të Suedisë për proceset integruese të Shqipërisë, ministri Bushati parashtroi përpjekjet e Shqipërisë në procesin e reformave dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe. Ai nënvizoi se “hartimi i një kalendari konkret masash për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim do të ishte një përqasje graduale me efekte pozitive për reformat dhe motivimin e administratës publike ne vend”.

IMG_5305Ministrja Wallström shprehu mbështetjen e mëtejshme të Suedisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe rajonit në tërësi. Ajo vlerësoi masat e marra nga Shqipëria për adresimin e fenomenit të azil-kërkimit dhe inkurajoi për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse, duke ofruar ndihmën e Suedisë për përballjen me këtë fenomen.

Një vend të veçantë në diskutimet mes dy ministrave zuri situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ministrja Wallstrom vlerësoi dhe inkurajoi rolin e Shqipërisë, si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

IMG_5255Duke u ndalur tek rëndësia e Procesit të Berlinit dhe përgatitjet për Konferencën e Vjenës, ministri Bushati theksoi se Shqipëria mbështet projektet rajonale të përbashkëta, zbatimi i të cilave do ta sjellë rajonin më pranë BE-së, si dhe ftoi kompanitë suedeze të marrin pjesë në zbatimin e këtyre projekteve. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në Maqedoni, situatën në Ballkanin Perëndimor si edhe çështje të tjera si bashkëpunimi shumëpalësh dhe sfidat e sigurisë globale.

Ministri Bushati zhvilloi një takimi me Kryetarin e Parlamentit suedez, Urban Ahlin, i cili konfirmoi rëndësinë dhe vëmendjen që Suedia i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në takim u theksua se Suedia në tërësi dhe Parlamenti suedez në veçanti mbështesin vazhdimisht zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe sfidat globale.

IMG_5253Gjatë takimit me ministren për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Isabella Lövin, si dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA), Cecilia Björner, ministri Bushati vlerësoi lart kontributin që Suedia ka dhënë dhe jep për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020. Ministri Bushati falënderoi për kontributin suedez në tërësi dhe për asistencën suedeze për reformën territoriale-administrative në veçanti. Duke u ndalur hollësisht në strategjinë shtatëvjeçare 2014-2020, bashkëbiseduesit vlerësuan faktin që kjo strategji e vendos theksin në mbështetjen e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë. Në këtë kontekst, u mirëprit fakti që në aktivitetet e SIDA-s për Shqipërinë është shtuar një komponent lidhur me thellimin e integrimit ekonomik të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe janë fuqizuar komponentë të tillë si qeverisja demokratike dhe të drejtat e njeriut, mjedisi dhe klima, zhvillimi ekonomik, integrimi, dhe SME.

315 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok